Si u mashtruan 5 mijë grekë? Autorët u kërkonin të shkarkonin një aplikacion dhe më pas u vidhnin të dhënat bankare

0
36

Rreth pesë mijë shtetas grekë dyshohet se kanë renë pre e skemës së mashtrimit, ku të punësuar ishin shtatë persona.

Dyshohet se punonjësit nga Fieri, u kanë marrë nga 3 mijë deri 5 mijë euro.

Grekëve të mashtruar u kërkonin të shkarkonin në kompjuter një aplikacion, përmes të cilit u vidhnin të dhënat bankare dhe paratë.

Në pranga kanë rënë një 31-vjeçar nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Korça.

Nga këqyrja e pajisjeve kompjuterike të vendosura në këtë ambient, janë gjetur lista emërore me kontakte telefonike dhe foto të dokumenteve të identifikimit të shtetasve grekë, fatura transaksionesh bankare, fatura fiktive në kriptomonedha “Bitcoin”, adresa kriptovalutash etj. Nga verifikimet e kryera rezultoi se pajisjet kompjuterike përdoreshin nga këta shtetas, për të mashtruar shtetasit grekë, të cilëve iu merrnin të dhënat e tyre personale bankare, me të cilat ndërhynin në llogaritë e tyre, nëpërmjet agjentëve fiktivë, për të transferuar shuma parash në llogari të ndryshme të huaja, të paidentifikuara.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.


Top Channel