Qeveria i jep 2 milionë euro FSHF-së për Kombëtaren, mbështetje për Europianin

0
34

Me vendim të Këshillit të Ministrave, do të financohet me 200 milionë lekë të reja të Federata Shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar në kampionatin Europian në Gjermani.

Vendim për financimin e Federatës shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të lgjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Financimin, në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.

2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e FSHF-së në bankën e nivelit të dytë “Union Bank”, sh.a., me numër   llogarie 111141628020115, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për                vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përkatësisht, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.

3. FSHF-ja, brenda muajit mars 2024, paraqet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentacionin justifikues/transfertat bankare për shpërndarjen e fondit sipas veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Top Channel