Universitet për policinë! Në 2024-ën do hapet fakulteti për “Hetimin e Krimit”

0
34

Konkurrimi për të qene pjesë e Policisë së Shtetit pritet që të ndryshojë sërish.

Përveç kursit të Patrullës së Përgjithshme që zgjat 6 muaj teori dhe 6 muaj praktikë dhe nxjerr policë të nivelit bazë, vitin e ardhshëm do të hapet Fakulteti i Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Kjo shkollë 3-vjeçare do të prodhojë oficerë policie, duke u dhënë mundësi të rinjve për të bërë karrierë në radhët e uniformave blu. Që në mbarim të shkollës ata marrin gradën nën Komisar. Në shtator të vitit të ardhshëm do të hapet konkurrimi, ku do të ketë kritere mbi mesataren dhe përgatitjen fizike.

Gjithsej pritet që të përzgjidhen rreth 100 studentë. Kjo do të mbushë dhe vakancat që policia ka në këto momente për këtë kategori punonjësish.

Aktualisht në Policinë e Shtetit ka rreth 1500 vakanca, të cilat do të plotësohen me rreth 507 kandidatë të cilët po ndjekin kursin e Patrullës së Përgjithshme. 400 do të përzgjidhen nga testimi i fundit, ku shprehën interes 824 kandidatë, ndërsa 107 kanë qenë në listë pritje nga konkurrimi i fundit.


Top Channel