SHPËRNDAJE

Është keq të mbani aromë të keqe! Ndonjëherë pavarësisht se bëni çmos për të mos mbajtur aromë të keqe, prapëseprapë përfundoni duke iu qëndruar tjerët larg!

Por, fillimisht, mos u brengosni – kjo i ndodhë thuajse çdo personi! Megjithatë, si ta parandaloni dhe ta ndalni këtë fenomen?

Për këtë, duhet t’i bëni disa ndryshime në regjimin tuaj ditor.

Këshillat për këto ndryshime i kanë dhënë ekspertët më të njohur, ndërsa ju mjafton t’i ndiqni dhe t’i aplikoni:

1. Vishni vetëm rroba të cilat thahen shpejt, ndërsa rekomandohet që për përdorim të përditshëm të vishni rroba të përbëra nga pambuku

2. Përdorni antiperspirant e jo deodorant. Atë aplikojeni në mëngjes dhe pak para se të flini.

3. Fokusohuni në katër pjesët kryesore të trupit: në sqetulla, këmbë, skalp dhe ije. Mos harroni që këmbët duhet t’i pastroni çdo ditë, ndërsa edhe çorapet duhet t’i ndërroni çdo ditë.

4. Hiqni qimet e tepërta të trupit në mënyrë që të djersiteni më pak.

/presheva.com/