SHPËRNDAJE

Doganierët në vendkalimin kufitar Horgosh kanë ndaluar tentim kontrabandimin e tri orave me vlerë të madhe të markave të njohura, vlera e së cilave kalon mbi 55.000 euro.

Orat e dorës ka tentuar ti kontrabandoj shqiptari 27 vjeçar, i cili në kufi ka arritë rreth orës 16:45 me veturë BMW me targa të Austrisë. Ai në kontaktin e parë me doganierët kishte deklaruar se nuk ka asgjë për të lajmëruar.

Me kontrollimin e detajuar, në valixhen e tij janë gjetur ora “Rolex Day-Date” me vlerë 24.500 euro, “Audemars Piguet Royal Oak” me vlerë 7.500 euro dhe kuti e zbraztë me garancion për “Rolex Oyster Yachmaster” e cila ishte e vendosur në dorën e shoferit.

Vlera e përgjithshme e orave të shtrenjta ka kaluar 1/3 e veturës dhe ai është ndaluar përkohsisht ku vlera e përgjithshme e kësaj vepre rritet në 63.000 euro./presheva.com/