SHPËRNDAJE

Lideri i partisë opozitare në Kuvendin e Bujanocit dhe kryetari i PD Nagip Arifi ka akuzuar qeverisjen lokale se si arritje më e madhe për ta është – hapja e kafiterive.

“Eshtë e lehtë të kritikohet kur je në opozitë, por kjo qeverisje është rast i veçantë. Që prej kur e kanë marrë qeverisjen e pushtetit lokal në vitin 2016, me simpatizantët e tyre, kanë hapë tre kafiteri në qendër të Bujanocit edhe atë pa leje të nevojshme dhe tri të tjera janë në pregaditje për tu hapur – asgjë tjetër nuk kanë bërë” ka thënë Nagip Arifi për JugPress, transmeton presheva.com.

Arifi ka thënë se në vitin 2017 dy herë është bërë rebalansi i buxhetit për të rritur shpenzimet e udhëtimeve, udhëtimeve zyrtare dhe materiale.

“Me këto rebalanse kanë rritur fondet për rreth 40.000 euro – kjo është vështirë të imagjinohet, por kështu është. Pa asnjë kontroll shumë lehtë harxhohen të hollat e taksapaguesve” thotë ish kryetari i komunës së Bujanocit.

Arifi e konsideron si “arritje” e pushtetit aktual kontributin për mbylljen e Direksionit për ndërtim dhe Televizionit të Bujanocit.

“Për tepricë teknologjike janë shpallë puntorë që kanë punuar 15-20 vjet për të krijuar vende të reja pune për 22 puntorë që iu është dhënë vendimi për mardhënie pune të plotë në direksion një ditë para rënies së PVD-së nga qeveria në vitin 2012” ka thënë Nagip Arifi.

Sa i përket investimeve në zhvillimin ekonomik, subvencionimin e ndërrmarjeve të vogla me gjithsejt 44 milionë dinarë për vitin e kaluar, Arifi konsideron se rezultatet e këtij financimi nuk duken.

“Po të kishin arrit ndonjë rezultat nuk do ta kishin zvogluar buxhetin për këtij viti për 13 milionë dinarë për këtë dedikim. Duhet të kihet parasysh që edhe vitin e kaluar dy herë e kanë rritë buxhetin e bujqësisë vetëm se që dikush prej “tyre” të mos mbetet pa subvencione”

Shtrohet pyetja siç thotë Arifi, a është investim në zhvillim ekonomik që ti jepen pronarit të një kafiçi 150.000 dinarë që të paguaj shumën vjetore për kontribute për një puntorë.

“Duhet të analizohet se kujt iu janë dhënë subvencione për ndërmarrësit e vegjël. Vitin e kaluar janë ndarë 12 milionë dinarë ndërsa këtë vit janë ndarë 15 milionë për punësime nëpër kafiteri edhe atë për një vit. Kështu nuk ka perspektivë, për këtë arsye po ikin rinia nga Bujanoci, edhe shqiptarët edhe serbët” ka thënë Arifi.

Partia Demokraike siç thotë Arifi, në asnjë mënyrë nuk do ta rrëzoj qeverisjen, por do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas mendimit të tij duhet të mbahen në të gjitha nivelet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm./presheva.com/


.