SHPËRNDAJE

 

Vijon “odisea” e Keshillit Komunal zgjedhor (KKZ) dhe rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës. Sipas burimeve të presheva.com, KKZ ka shpallur sot përsërtitjen e votimeve në njësit zgjedhore 2, 4, 5, 7 dhe 8 . Ky vendim është kontradiktor, pasi KKZ pas përfundimit të zgjedhjeve më 25.12 ka shpallur të prishura njësit zgjedhore 2,4,5,7,8, dhe 16, dhe ka dërguar dosjet pas ankesës së APN-së dhe LRPDSH-së, në gjykatën administrative. Ndërkaq Gjykata administrative ka hedhur posht vendimin e KKZ-së për përsërtijen e zgjedhjeve. KKZ në vendimin e fundit për përsërtitjen e zgjedhjeve në 5 njësi ka kundërshtuar edhe vendimet e gjykatës administrative, të cilës iˋu drejtuan pasi ishin vetëshpallur si jo-kompetente.

Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi e ka quajtur si skandaloz dhe tendencioz vendimin e KKZ-së e për përsërtitjen e zgjedhjeve në 5 vendvotime. Arifi ka pohuar se “Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore kemi theksuar se të stërvjetëruarit me çdo mënyrë anti-demokratike do të tentojn të manipulojn me vullnetin e sovranit preshevar. Tani e kemi të qartë se Keshilli komunal zgjedhor KKZ është kapur nga subjektet e stërvjetëruara politike pasi kanë humbur zgjedhjet e parakoheshme të 24 dhjetorit, me metoda perfide po mundohen të ndryshojn rezultet e këtyre zgjedhjeve në favor të tyre. Kryetari Arifi i vendimet e KKZ-së i ka konsideruar antidemokratike dhe që dergojnë mesazh të keq për Preshevën tek komuniteti ndërkombëtar.

“Objektiva e të stërvjetëruarve është që duke instrumentalizuar KKZ-në të prishen vendvotimet, ashtu që të sigurojn dy vende të Listës serbe në asamblenë komunale në Preshevë, dhe me ndihmen e partive të vogla të arrijnë në rezultatin prej 19 këshilltarë për të bllokuar themelimin e koalicioneve qeverisëse në Komunën tonë” ka theksuar Arifi, duke vazhduar se “të stërvjetëruarit për ruajten e privilegjeve dhe interesave klanore dhe individuale shkelin mbi vullnetin demokratik për të siguar numra të këshilltarëve edhe për listen serbe dhe sjellur Komunen tonë në situata të vështira politike”

Kryetari Arifi ka ftuar simpatizantët e APN-së dhe qytetarët e Komunës së Preshevës të mos bien preh e provokimeve dhe shantazhimeve të subjekteve oponente politike, ndërsa me mirësi dhe qetësi është zotuar se do të zgjidh edhe këtë problem të ndërhyrjes flagrante në vullnetin e lirë dhe demokratik të qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Të deleguarit e APN-së në Këshillin komunal zgjedhorë kanë pohuar për presheva.com, se mos përsërtija e njësisë nr.16 në Caravajk ka për qëllim sigurimin e votave të BDL-së në këtë njësi, pasi ri-përsërtitja e zgjedhjeve në këtë njësi, BDL-ja nuk do të arritë rezultatin e kaluar dhe do të mbetet jasht Kuvendit Komunal. /presheva.com/


.