SHPËRNDAJE

Gjatë vitit të kaluar kanë vdekur 40 mijë veta më shumë se sa kanë lindur gjatë në vitin 2017 dhe kjo shënon rënie të natalitetit në territorin e Serbisë.

Sipas të dhënave nga Instituti Republikan për Statistika gjatë 9 muajve të parë të vitit 2017 kanë lindur 47.007 fëmijë ndërsa kanë vdekur 77.723 persona që tregon se numri I banorëve për atë periudhë është zvogëluar për 30.716.

Këto të dhëna tregojnë se nataliteti pozitiv është shënuar në një komunë boshnjake në rrethin e Rashkës dhe komunat Preshevë dhe Bujanoc të populluara me shqiptarë ndërsa të pjesët tjera të Serbisë udhëheq një murtajë e bardhë,

Ministrja pa portofol e ngarkuar për politikat e popullsisë në qeverinë e Serbisë, Slavica Djukiç Dejanoviq është shprehur se Serbia me dekada humbë çdo vit nga 35 mijë banorë dhe se ai numër rritet vazhdimisht.


.