SHPËRNDAJE

Gjermania renditet e para në botë për pasaportën më të fuqishme
Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve që qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Ky është viti i pestë që vendi evropian kryeson renditjen e “Henley”.

Qytetarët gjermanë tani mund të vizitojnë 177 vende pa viza. Në tetor, një listë e veçantë në rang ndërkombëtar “Global Power Passport”, e cilësoi pasaportën e Singaporit si më të fuqishmen në botë.

Por Gjermania që prej asaj kohe ka rikuperuar vendin e parë në atë renditje, duke forcuar pozitën e saj dhe duke lënë Singaporin në vend të dytë.

Shqipëria renditet në vendin e 52 dhe shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në 100 vende, kurse Kosova edhe këtë vit figuron pothuajse në fund të listës në vendin e 96-të.

/presheva.com/