SHPËRNDAJE

Pas një kallzimi penal nga policia e Preshevës de pas të dëgjitmit të dyshuarit të shtetasit nga Maqedonia R.L nga prokuroria e lartë në Vranjë, është vendosur që të kryhen hetime ndaj këtij personi nga Tetova.

Sipas zëdhënëses së PL në Vranjë, hetimet po kryhen për shkak të dyshimit se R.L ka kryer vepër penale për prodhim të palejuar, mbajtje dhe transportim të mjeteve shpërthyese.

R.L në vendkalimin kufitar të Preshevës, në hyrje të Serbisë nga Maqedonia në bagazhin e veturës së tij në valixhen e udhëtimit ndër të tjera ka mbajtë pa leje edhe një pistolet me gas me të cilën është e ndaluar.

Pistoleta e gjetur ka pasë dy plumba dhe për këtë arsye të dyshuarit iu është caktuar paraburgim./presheva.com/