Një Pasodoble e zjarrtë! Fifi i vë flakën skenës, juria e mahnitur “shtrëngon dorën” te pikët: Mos i harrofsha kurrë këto nëntëshet

0
41

Fifi dhe partneri i saj Graciano Tagani kanë ardhur në Dancing Ëith The Stars me një pasodoble të zjarrtë, e cila ka lënë pafjalë jurinë.

Kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri është shprehur se “impakti yt është i jashtëzakonshëm dhe sot ke thyer atë që është skena e një televizioni.”

Mirëpo, pavarësisht përzgjedhjes së zgjuar që tundi skenën, juria është treguar “dorështrënguar” te pikët.

Fifi: Sot po ndihem si një dash.

Bora: Çfarë energjie…

Valbona: Graciano e shpërtheu… Deri këtu dëgjohej ulërima jote Graciano. Mua më vjen shumë mirë që Fifi ka zgjedhur këtë koreografi për të performuar edhe në finale, sinkroni juaj ishte fantastik.

Lori: Përzgjedhje e duhur, e zgjuar. Ishte një nga performancat e tua më të mira, por e risolle edhe më mirë sonte.

Iliri: Unë mendoj që impakti yt është i jashtëzakonshëm dhe sot ke thyer atë që është skena e një televizioni. Njerëzi në shtëpi e kanë ndjerë performancën tënde. Unë nuk do të mendoja që ti Fifi do të ishe kaq e kompletuar në një gjini që ne e kemi kërcyer bashkë. Je shumë lartë.

Olta: Një finale e jashtëzakonshme, një performancë e jashtëzakonshme dhe ti sot ke treguar që di të mbash jo një, por dy partnerë.

Por si votoi juria? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 9 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë. 38 pikë, dy më shumë sesa performanca e netëve të shkuara, por si e priti Fifi këtë vlerësim?

E pyetur nga moderatorja e programit, Bora Zemani, Fifi u përgjigj: “S’ka lidhje… Nanusha mos harroni të votoni Vip 14. Faleminderit shumë për pikët, nuk ua harroj kurrë këto nëntshet, votoni Vip 14 sepse me këto pikë unë mbetem e treta prapë.”


Top Channel