SHPËRNDAJE

Shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës është hedhur sot në Madrid, me Barcelonën dhe Real Madridin që i kanë mësuar kundërshtarët e tyre përkatës.
Real Madridi do të përballet me Leganes. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Butarque” të Leganes, ndërsa ajo e kthimin në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Ndërsa, Barcelona për kundërshtar në çerekfinale do ta ketë Espanyolin, me ndeshjen e parë që do të luhet në “Cornella”, dhe të dytën në “Camp Nou”.

Çiftet tjera çerekfinale janë: Atletico Madrid kundër Sevillës dhe Valencia kundër Alavesit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16 dhe 18 janar, ndërsa ato të kthimit më 23 dhe 25 janar.