“Ti e ke yllin në ballë”/ Më sensuale se kurrë, samba e Enxhit rrëmbën zemrën e jurisë! Olta ‘sherr’ me Ilirin: Do të të shkatërroj…

0
39

Më sensuale se kurrë, Enxhi dhe partneri i saj Silvester, kanë shkëlqyer në skenën e Dancing With The Stars.

Një performancë e vlefshme për një finaliste, Enxhi ka lënë pafjalë jurinë. Ndërsa për Olta Gixharin ishte zjarr, për Lorin finalistja e DWTS Albania këtë sezon të dytë e ka yllin në ballë.

Nga ana tjetër, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri e konsideroi Enxhin të mahnitshme që me imazhin dhe performancën e saj, pavarësisht ndonjë gabimi tek tuk në kërcim, thith syrin e publikut.

Olta: Wowww… Bo bobo çfarë finaleee. Zjarr. E di sa e ke përmirësuar këtë Sambën. Mbaj mend që herën e fundit kur e kërceve të kam bërë disa vrejtje që i kishe pak lëvizjet e ashpra… Je përmirësuar goxha shumë dhe kjo është një finale e bukur.

Lori: Endi e ka qarë këtë Samba sonte. Unë mendoj që ti ke yllin në ballë dhe me atë yllin në ball ja del në çdo performancë.

Valbona: Më kënaqi babi yt duke bërë tifo. Ja ku është…

Enxhi: O shpirt. A e kupton nga e kam dellin tani.

Valbona: Pooo, fantastike.

Iliri: Mos më shif sepse vetëm fjalë të mira kam sot. Ti ke atë karakteristikë që pak artistë e kanë, je manjifike. Thith syrin e publikut. Sikurse tha e edhe ansambli Gixhari kjo finale…

Olta: O Zottt. Kisha menduar të mos të të kthehesha, por me këtë që the, do të shkatërroj…

Iliri: Po tani do ta përmendim içik në finale, sepse po se përmendëm tani… S’bën sens.

Enxhi: Tani një pyetje kam unë për ty Ilir, se ma le edhe porosi. Atë këmbën lartë e shtriva apo jo?

Iliri: Treçerek…

Enxhi: Boooo.

Bora: Se është vetëm fillimi. Do të ngrohet Enxhi po hë.

Por si votoi juria? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 10 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë.

“Faleminderit shumë të gjithëve. Ne e vlersojmë dhe jemi shumë mirënjohës. Unë dhe Silvi e rikthyem Sambën sepse të dy i duam kërcimet latine dhe duke qenë sepse ky kërcim na ra shumë herët, që natën e dytë, vendosëm ta rikthenim. Gjithsesi, i lutem publikut që sot më shumë se kurrë të votojë VIP13”- tha Enxhi.


Top Channel