Osmani dekoroi personalitete të shquara e institucione të rëndësishme për 2023

0
41

Presidentja e Kosovës në një ceremoni solemne sonte ka dekoruar personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme për vitin 2023.

Vjosa Osmani tha se me punën e tyre këto personalitete dhe institucione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët, kanë arritur të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës.

“Me angazhimin e tyre të palodhur, këto personalitete kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës sonë. Ky është një akt i domosdoshëm për ta shprehur mirënjohjen tonë si komb ndaj atyre të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore, dhe përkushtimin e pafund ndaj profesionit e tyre në fushat të ndryshme janë shndërruar në shembuj të shkëlqimit dhe frymëzimit të vazhdueshëm për breza të rinj. Ata janë shembuj të asaj se çfarë mund të arrihet me përkushtim dhe talent”– tha Osmani.

Mirënjohje morën rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta si Trix, Minatori, TNT, Elita 5, për të cilat presidentja Osmani tha se kanë vepruar në një kohë kur popullit shqiptar po i mohohej e drejta për liri.

Për më tepër, presidentja Osmani rolin e rëndësishëm që dhanë në fushën e kulturës rapsodë, etnologë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Në mesin e personaliteteve të dekoruara janë nga skena teatrore, SOS fshati, përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, poeti Beqir Musliu, Resmije Juniku – basketboll, Mexhid Devaja – hendboll, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina – futboll, Bind Skeja nga “Linja e jetës”, Uranik Begu nga “Inovation center of Kosovo” dhe shumë të tjerë.


Top Channel