Kompania “Gjirafa” nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave – Telegrafi

0
52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritave kompanisë “Gjirafa”.

Kjo medalje është ndarë për krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe teknologjisë në Kosovë.

Ndryshe, presidentja Osmani në një ceremoni solemne të premten ka dekoruar personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme për vitin 2023.

Presidentja tha se me punën e tyre këto personalitete dhe institucione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët, kanë arritur të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës.

Në mesin e personaliteteve të dekoruara janë nga skena teatrore, SOS fshati, përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, poeti Beqir Musliu, Resmije Juniku – basketboll, Mexhid Devaja – hendboll, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina – futboll, Bind Skeja nga “Linja e jetës”, Uranik Begu nga “Inovation center of Kosovo” dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/