Manchester United mund ta rikthejë prapa Sofyan Amrabatin – Telegrafi

0
53

Manchester United po kalon një kohë disi të trazuar. Pas një rikthimi të jashtëzakonshëm kundër Aston Villas në ndeshjen e fundit të Ligës Premier që shpëtoi ‘kokën’ e Erik Ten Hag , skuadra dëshiron të vazhdojë të fitojë stabilitet sportiv .

Lojtarët e ardhur në afatin e fundit kalimtar po shikohen me interes nga klubi. Një nga këto raste është ai i Sofyan Amrabatit.

Mesfushori maroken mbërriti nga Fiorentina si huazim, pavarësisht se kërkohej nga shumë skuadra të tjera të mëdha evropiane.

Amrabat, një mesfushor i fortë fizikisht, me shumë aftësi për të vjedhur topa dhe një punëtor i vërtetë në fushë, nuk është adaptuar aspak në skemën e Manchester United.

Një nga arsyet e paraqitjes së tyre të dobët qëndron në ritmin e lartë të lojës në Ligën Premier dhe mungesën e një lojtari në mesfushën e Man United.

Nisur nga kjo, disa media angleze sugjerojnë se Manchester United nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes për Amrabt kur të përfundojë ky sezon.

Sipas ‘Sky’, drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë një  profil ndryshe për të plotësuar pozicionin e tij. Rikthimi i Sofyan Amrabat te Fiorentina do të thoshte një hap prapa për karrierën e lojtarit./Telegrafi/