Enxhi Nasufi shpallet fituesja e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”, rrëmben kupën në finalen e madhe

0
65

Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

Ajo arriti të triumfonte pas netëve të paharrueshme me emocione të forta, në këtë mbrëmje spektakolare, duke u shpallur më e votuara nga publiku.

Katër finalistët e kësaj mbrëmjeje ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.

Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla.


Top Channel