Përfundojnë 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Punimet po vijojnë

0
48

Ka përfunduar 10.5 kilometra rrugë në Lotin 2 të aksit Qukës-Qafë Plloçë, lajm që u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook ai tregoi se tashmë rruga i plotëson të gjtha parametrat e sigurisë.

Ndër të tjera shtoi se punimet po vijojnë për të përfunduar të plotë projektin.

“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2️ të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të tre lotët punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, shkruan Rama.


Top Channel