Moti në rajone të botës; Mjegulla vesh Turqinë, Indinë e Pakistanin, shira të fortë në Argjentinë e R.D. Kongo

0
46

Turqia gjithashtu është prekur gjithashtu nga mjegulla, e cila besohet se shkaktoi një aksident të shumëfishtë ku 10 persona humbën jetën dhe 50 u plagosën.

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve pjesë të gjera të Amerikës Latine u përfshinë nga shira të fortë dhe stuhi që shkaktuan probleme në rajone të ndryshme.

Rajoni argjentinas Catamarca pa të binin 100mm shi që solli përmbytje të vogla. Vërshimet shkaktuan shembjen e një ure këmbësorësh që ishte lidhja e vetme mes qytezave Rincón e Pomán.

Prej topografisë së veçantë të Catamarca shiu u përqendrua vetëm në qytezën e Pomán, duke shkaktuar aty dëme të rënda nga përmbytjet.

Republika Demokratike e Kongos gjithashtu u përfshi nga shira të dendur të papritur kësaj jave, të cilat shkaktuan përmbytje e rrëshkitje dheu.

40 njerëz u vranë nga moti i keq në Bukavu trupat e të cilëve u mblodhën pas ndalimit të katastrofës. Vetëm një javë më parë 20 njerëz kishin humbur jetën në territorin Mwenga në jug të Kivu, shkruan rrjeti The Guardian.

Veriperëndimi i Indisë raportonte shikueshmëri të keqe prej valës së mjegullës ditët e fundit. Delhi është prekur më shumë ku të mërkurën shikueshmëria ishte zero metra nga ora 8.00 deri në 10.00

Trazirat e transportit prej mjegullës përfshinë si Indinë dhe Pakistanin duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm aksidentesh.

Temperaturat në Pakistan dhe veriperëndim të Indisë kanë qenë më të ulëta se zakonisht dhe kjo besohet se ka ndihmuar në formimin e mjegullës së dendur.

Kur mjegulla kombinohet me ajrin e ndotur krijohet ‘smog’ akoma më i rrezikshëm teksa autoritetet e Meteorologjike të Indisë cilësonin ajrin “të dëmshëm”.

Veriu i Turqisë u përfshi nga mjegulla mëngjesin e të enjtes, që solli një aksident të rëndë ku tragjikisht u përfshinë tre autobusë dhe 10 njerëz raportohet se humbën jetën. /TheGuardian/


Top Channel