Kryeministri indian Modi viziton qytetin e ndarë të tempullit hindu

0
39

Kryeministri indian Narendra Modi ishte sot në një turne të hapur ku premtoi lidhje transporti e përmirësim të kushteve për pelegrinët hindu në një tempull besimtarësh që shpesh është bërë objekt i dhunës sektariane me pakicen muslimane.

Tempulli i ri kushtuar Lord Ram në Ayodhya do të prezantohet muajin që vjen në tokën ku më par qëndronte një xhami disa-shekullore, e shembur nga radikalët hindu tre dekada më parë.

Milionë njerëz pritet të vizitojnë tashmë tempullin çdo vit, ndërtimi i të cilit për besimtarët hindu ka qenë një zotim i vjetër i partisë së Modi në pushtet.

“So nëse një vend kërkon të arrijë lartësi më të mëdha duhet të kujdeset për trashëgiminë e tij. India do të ruajë si kulturën dhe fokusin te ekonomia”.

Turma të mëdha kishin dalë për të pritur Modi, i cili inauguroi një rrugë, një aeroport dhe përmirësim të shërbimit hekurudhor.

Ndërsa tempulli Ayodhya, 50 metra i lartë dhe i ndërtuar me një kosto $240 milionë, po përdoret nga zyrtrët si një simbol i besimit të maxhorancës në Indi para votës së përgjithshme.

Besimtarët Hindu thonë se Ram ka lindur në Ayodhya rreth 7,000 vjet më parë dhe se xhamia u ndërtua mbi vendvarrimin e tij, gjatë sundimit të Mughal në shekullin 16-të.

Xhamia u shemb rrjedhimisht në 1992 me mbështetjen e partisë së Modi, duke shkaktuar përleshje vrasëse me pakicën muslimane në vend, ku rreth 2000 njerëz u vranë, kryesisht nga këto të fundit.


Top Channel