SHPËRNDAJE
Sot lexova një shkrim në një te përditshme kosovare, te Kryetari i PDSH se, njëkohësisht ish Kryetar i komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa. Me këtë shkrim, na tregon se si ne jemi të ndarë!
Ku thotë: -Një parti, e formuar kohët e fundit, dhe më një lider enigmatik, ka marrë pushtetin në Preshevë, me ndihmën e Beogradit!
I nderuari Kryetar i PDSH ës, prej kohës së pluralizmit “Demokratik” në Serbi dhe Preshevë, ju dy partitë me ideologji të njëjtë, Komuniste, keni qeverisur ose më mirë të themi i keni zhvatur qytetarët e kësaj komune. Ju pavarësisht sistemeve ne Beograd, bile edhe atëherë kur i gjithë kombi Shqiptar ishte në buzë shkatërrimit nga regjimi i diktatorit Milloshevic, ju nuk e keni bojkotuar sistemin Serb!
Ju e keni shfrytëzuar pozitën gjeografike, politik dhe çorientimin e qeverive ne Shqipëri dhe ne Kosovë, të cilat, më shumë janë preokupuar për mirëqenien e tyre personale se sa për fatin e bashkëkombësve te tyre nen Serbi, dhe ju ketë e keni shfrytëzuar si është mësë miri, për ta manipuluar qytetarin e Këtyre Komunave të banuara me shumicë Shqiptare, ju jeni fshehur pas kauzave te mëdha te pa prekshme, abstrakte.
Ju nuk i vut në te mirë te qytetareve te komunës tone as shërbimet qe i ofron pushteti lokal, psh. Përdorimin e gjuhës shqipe ne nivelin komunal, emërtimi i rrugëve me emra shqiptaresh, kthimin e lapidarit në një vend tjetër, (ta zëmë: te Shtëpia e Kulturës), tekstet mësimore ne gjuhën shqipe, hapja e pikë kalimit kufitar ne fshatin Miratovcë, mundësia e hapjes së vendeve të punës, nëpërmjet shfrytëzimit te fondeve zhvillimore, ose edhe krijimin e fondeve te tilla nga buxheti komunal, thithja e investitorëve te huaj, (pozita gjeografike na bene si vend atraktiv për investime)!
Pas shfrytëzimit maksimal te hapësirës ligjore ekzistuese, jepet e drejta dhe hapësira për kërkesa dhe te drejta te tjera!
Ju i nderuari Kryetar, ne fushatën e fundit parazgjedhore ne Preshevë, e shmangët debatin nga temat konkrete për ezaurimin e kornizës ekzistuese ligjore, për mundësit e shfrytëzimit racional te buxhetit prej 10 milion eurove, për ngritjen mirëqenies se qytetarëve. Po jo, ju u koncentruat ne tema globale, qe as nuk janë nen kompetencën tuaj e as ne te mirën e qytetarëve te komunës tonë!
Ju i nderuar, i keni devalvuar temat e mëdha “patriotike” ne vlera te gërditshme! Vetëdija e qytetareve është ngritur dhe po shihet qartë qe ju me këto tema po dëshironi te bleni mirëqenien e juaj, e jo interesin e qytetareve. Unë shpresoj qe këto zgjedhjeje te kenë qen të fundit ku flitet për tema të “mëdha”…!
Shkruan: Agron Sadiku