Lindin fëmijët e parë në 2024, Kurti flet nga QKUK-ja – Telegrafi

0
60

Në orën 00:05 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare u lind foshnja e parë për vitin 2024.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili qëndroi për vizitë.

“Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i dhanë foshnjet e para. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe e kemi Naronin, pesë minuta pasmesnatës, edhe foshnjat dhe nënat janë mirë”, deklaroi Kurti.