Viti i ri/ Luftëtari i ri i ‘Dardan’, Bleron Ademi: Do ta vendos Kosovën në hartën e taekwondos – Telegrafi

0
44

Bleron Ademi ka filluar të vendos sukseset e para në taekwondo, duke e ngritur emrin e Kosovës lartë, pasi në vitin 2023 fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian.

Në një intervistë për Telegrafin, Ademi ka rrëfyer se si e ka filluar këtë sport dhe si vendosi ta lërë Suedinë ku ka lindur për të përfaqësuar vendin e të parëve, Kosovën.

“Unë kam filluar taekwondo kur isha gjashtë vjeç. Ishte një miku im që më bëri të vij dhe të provoja këtë sport”.

“Po ma herët e kam përfaqësuar Suedinë. Ndjeva se ishte koha që unë të përfaqësoja vendin nga vija unë dhe familja ime. Unë dua që më shumë njerëz të dinë se Kosova ekziston dhe është një vend i suksesshëm në sport. Kosova është gjithashtu një alternativë më e mirë dhe këtu marr më shumë ndihmë për të arritur ëndrrat e mia”, ka thënë Ademi për Telegrafin.

Taekwondisti 19 vjeçar tregon se si u ndje që përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Evropian.

“Përfaqësimi i Kosovës më ka dhënë një shtysë të re për të pasur sukses. Ndihem sikur i përkas këtu”.

“Ishte gara ime e parë për Kosovën dhe për mua realisht nuk kishte dallim. Unë isha aty për të bërë më të mirën time dhe megjithëse synoja një medalje, qëllimi ishte gjithmonë të fokusohesha në një ndeshje në një kohë dhe të mos mendoja për ndeshjen pas. Sigurisht që doja të performoja sa më mirë sepse ishte për Kosovën dhe doja t’i bëja të gjithë krenarë”, deklaroi Bleroni.

Bleroni përveç aftësive të jashtëzakonshme në sport, karakterizohet edhe për besimin e madh që ka në vete, duke thënë se do ta vendos Kosovën në taekwondo-së.

“Unë do ta vendos Kosovën në hartën e taekëondo-së dhe të gjithë do ta dinë se kush jemi dhe sa të rrezikshëm mund të jemi. Emri im do të mbahet mend kur të plakem. Nuk dua të them më shumë se kaq, por do ta shihni”, përfundoi Ademi. /Telegrafi/