SHPËRNDAJE

Në përfundim të protestës së opozitës, Ministria e Brendshme shpërndau një deklaratë për mediat, ku konfirmon zhvillimin paqësor të manifestimit të shoqëruar pa incidente.

“Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore”, thuhet në deklaratë.