SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament. Janë votuar ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, gjatë nje interviste në emisionin “Zona e Konfliktit”, me Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta.

“Ideja e deputetëve është e lidhur me procedurat, është e lidhur me atë gjykatë, por nuk është në nivel të ndalimit të gjykatës”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nga gazetari i DW për iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit për Gjykatën Speciale.

“Deputetët duan ta amendamentojnë ligjin ekzistues, por jo ta ndalojnë gjykatën”, është shprehur kryeministri kosovar.

“Gjykata ekziston, s’vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar ai.