Cybertruck i Tesla-s mbushi një kamionçinë elektrike Rivian R1T – Telegrafi

0
40

Një Tesla Cybertruck u pa duke karikuar një kamionçinë elektrike Rivian R1T, me sa duket i ngecur pa një karikues të shpejtë funksional.

Ndonëse ka vetëm disa modele Cybertruck në rrugë, ato po rezultojnë mjaft të dobishme, transmeton Telegrafi.

Cybertruck është lansuar në fund të muajit nëntor pasi ishte paralajmëruar në vitin 2019.

Tani, Cybertruck i doli në ndihmë një automjeti tjetër elektrik që kishte nevojë të karikohej.

Kitty Adams Hoksbergen, drejtore ekzekutive në Adopt A Charger, Inc., ndau foton në rrjetet sociale,  e cila thuhet se vinte nga kushëriri i saj që kishte në posedim këtë Rivian R1T. /Telegrafi/