SHPËRNDAJE

Pas debatit dyditor për ndotjen alarmante të ajrit, parlamenti ka miratuar rezolutën e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës.

Rezoluta mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pika e parë e rezolutës obligon që mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe kërkohet që qeveria rishikojë dhe plotësojë masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti.