SHPËRNDAJE

Në media përflitej prej ditësh, por tani duket se ka një konfirmim edhe nga zyrtarët vendas. Rita Ora do të jetë në Prishtine më 17 shkurt, me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Institucionet kosovare janë duke përgatitur festime masive me rastin e dekadës së parë të mëvetësisë.

Edhe pse zyrtarët atje nuk kanë pranuar të japin detaje, ata thonë se surprizat për qytetarët nuk do të mungojnë dhe prania e këngëtares së famshme 27-vjeçare, që po shijon së fundi majat e suksesit, ka për ta ndezur padyshim atmosferën.

Sipas shtypit vendas, Rita, e cila koncertin e fundit në vendlindje e ka realizuar në vitin 2015 kur realizoi edhe videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në qytete të ndryshme të Kosovës, e ka pranuar ftesën.