SHPËRNDAJE

Nuk është diçka e jashtëzakonshme kur e shikon – por, një instalim gypash, pompash, rezervuarësh, reaktorësh, oxhaqesh e kanalesh në një pronë industriale, në periferi të qytetit Skuamish, në perëndim të Kanadasë, mund të frenojë ndryshimet e rrezikshme klimatike për botën, dhe të zëvendësojë rezervat në harxhim të karburanteve tradicionale.
Ky instalim po ashtu mund t’i sjellë fizikanit të Harvardit, David Keith; bashkëthemeluesit të Microsoft’it, Bill Gates; dhe magnatit të rërës bituminoze, Norman Murray Edwards, më shumë para se që ata kanë mundur të ëndërrojnë ndonjëherë, raporton The Guardian.

Ideja është po aq madhështore, sa edhe e thjeshtë: të bëhet dekarbonizimi i ekonomisë globale, nëpërmjet nxjerrjes drejtpërdrejt nga ajri e dyoksidit të karbonit nga ngrohja globale, duke përdorur një sërë ventilatorësh gjigantë dhe metoda të patentuara kimike; dhe më pas të përdoret gazi për të prodhuar dizel dhe benzinë të pastër të pakarbonizuar sintetike, për të vënë në lëvizje anijet, avionët dhe kamionët e botës, transmeton Gazeta Express.

Nëpërmjet këtij instalimi shpresohet që kombinimi i tërheqjes së drejtpërdrejt të ajrit, i elektrolizës së ujit dhe sintezës së karburanteve, që përdoret për të prodhuar karburante të lëngshme hidrokarboni, të mund përdoret në një shkallë globale, me një kosto pak më të madhe sesa kostoja e nxjerrjes dhe shitjes së karburanteve fosile sot. Kjo do ta revolucionarizonte industrinë e transportit në botë, e cila lëshon gati një të tretën e lëshimeve të gazrave që ndikojnë në klimën e planetit. Ky proces do të ishte sikur të mekanizohej fotosinteza.