SHPËRNDAJE

“Space X” e bëri përsëri. Kompania avangarde e sipërmarrësit miliarder amerikan Elon Musk arriti të papriturën me lëshimin e suksesshëm të raketës së saj të re, Falcon Heavy nga qendra hapësinore Kennedy e Floridës.

Gjiganti i qiellit, më i fuqishmi që prej sistemit “Shuttle”, u ngrit pa asnjë incident mbi oqeanin Atlantik. Për mediat e huaja, ishte një lëshim perfekt. Raketa më e madhe aktualisht që ngrihet nga Florida u nis drejt hapësirës me në bord makinën e Muskut, një “Tesla Roadster” të kuqe, një manekin të veshur me kostum hapësinor e të lidhur me rrip në vendin e parë dhe muzikën “Life on Mars” të David Bowie.

Rreziku për fluturimin e rrallë nuk ishte i vogël. Vetë “Space X” e kishte pranuar përpara lëshimit se sfidat e hasura gjatë krijimit të raketës së re nuk lejonin që shanset e suksesit në ngritje të ishin më shumë se 50 me 50.