Në arrest shtëpiak, mbështetësit i shkojnë poshtë ndërtesës ku jeton, Berisha: Ky flamur i pluralizmit nuk mposhtet kurrë – Telegrafi

0
36

Dhjetëra mbështetës të Sali Berishës janë grumbulluar te rruga “Mustafa Matohiti” mëngjesin e sotëm në mbështetje të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.

Pas brohoritjeve të mbështetësve të tij, Berisha ka dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur gjersa mbante në duar flamurin e PD-së.

“Mirëmëngjesi miq! Ky flamur i pluralizmit nuk mposhtet kurrë!”, shkruan ai në Facebook.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) të shtunën ka shpallur vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore dhe nuk mund të komunikojë me askënd përveç personave të familjes. /Telegrafi/