SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka konfirmuar përfshirjen e vet në aksionin e ndërmarrë për kundër kësaj organizate, me ç’rast janë arrestuar dy kosovarë, Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.

“Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për krime kibernetike në koordinim me autoritetet kompetente ka ndërmarrë veprime të nevojshme sipas autorizimeve dhe ka realizuar kontroll në dy lokacione me ç‘rast janë konfiskuar, dy vetura, kompjuterë Laptop, shtëpiza kompjuteri, telefona celular, USB, foto aparat si dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme”, ka thënë për Koha.net. zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.