SHPËRNDAJE

Antonio Conte ka siguruar se nuk është duke menduar për asnjë moment ta braktisë Chelsea, si dhe i ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin.
Humbjet e thella ndaj Bournemouthit dhe Watfordit njëpasnjëshme nxiten spekulimet se Chelsea është duke e kërkuar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, për ta zëvendësuar Conten.

Por, trajneri italian e ka bërë të qartë se kurrë nuk do ta braktiste Chelsean me dëshirën e vet.

“Nuk jam duke menduar për asnjë moment largimin nga ky klub”, ka thënë Conte sot në një konferencë për media.

“Përkushtimi im dhe lojtarëve është plotësisht ndaj këtij klubi”, ka shtuar ai.