SHPËRNDAJE

Në rrjetin social “Facebook” po qarkullojnë disa fotografi, në të cilat shihet një çokollatë ‘Kinder Suprise”, me afat të skaduar
Në fotografitë e publikuar shihet se si afati i parë skadues, është mbuluar me një letër tjetër, në të cilën është vendosur një afat skadimi 10 muaj më i ri.

Afati i asaj çokollate kishte qenë deri më 24 gusht të vitit 2017, ndërsa me afati e ri që i është vendosur ka kohë deri më 29 qershor të vitit 2018.

Ky produkt, shumicën e rasteve konsumohet nga fëmijët, shkruan Periskopi.

Nëse ai është me afat të skaduar, fëmijët rrezikohen nga helmimet.