SHPËRNDAJE

Thiago Silva nuk e di nëse Neymar do të largohet nga PSG për të kaluar në Real Madrid
E ardhmja e Neymar është e paqartë, ani pse vetëm gjashtë muaj më parë u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG për 222 milionë euro.

Vazhdimisht është folur për një kthim të tij në Spanjë, por kësaj radhe te rivali më i madh i Barcelonës, Real Madrid.

Të ardhmen e Neymar nuk e di as bashkëlojtari i tij te PSG, Thiago Silva, i cili thotë se nuk mund të flas në emër të tij.

“Neymar në Madrid? Nuk e di, nuk mund të flas në emër të tij. Ne e dimë se nganjëherë informatat që publikohen nuk janë të vërteta. Nuk mund të them asgjë, shpresoj se Neymar do të qëndrojë me ne”, tha Silva për Canal Football Club.

“Unë mendoj se ai është i lumtur me ne dhe ka një vend shumë të rëndësishëm në dhomat e zhveshjs”, deklaroi në fund braziliani.