Cili rajon është “kryeqyteti i futbollit” në botë: Formacionet më të mira dhe kostoja totale e kombinuar – Telegrafi

0
51

Cili qytet është kryeqyteti i futbollit në botë? Ka shumë mënyra për t’iu përgjigjur kësaj pyetje dhe si rezultat shumë replika.

Për ta bërë këtë, janë përpiluar disa formacione duke u bazuar në lojtarët më të mirë të klubeve nga i njëjti qytet (ose në disa raste, një regjion). Në fund, është kalkuluar edhe vlera e përbashkët e këtyre ekipeve.


6.Riadi

Liga Saudite ka bërë transferimin e parë të madh në janar me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, por ata janë rikthyer përsëri fuqishëm në skenë gjatë verës, teksa kanë shpenzuar 846 milionë në afatin kalimtar veror.

Në mesin e shpenzuesve më të mëdhenjë janë dy klube nga Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Transferimi më i madh i Al-Hilal ishte Neymar, i cili fatkeqësisht këputi ligamentin ACL dhe mund të mos rikthehet si lojtari që e njihnim dikur.

Vlera totale: 251 milionë euro

Ata gjithashtu kanë transferuar yje si Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic në mesfushë, madje gjithashtu edhe ish-lojtarin e Barcelonës, Malcolm dhe Aleksandar Mitrovic, për të përforcuar sulmin.

Ndërkohë, Al-Nassr ka transferuar emra si Sadio Mane dhe Aymeric Laporte. Madje edhe Al-Shabab, një ekip mesatar nga i njëjti qytet, ka siguruar transferimin e një lojtari si Yannick Carrasco.

Dy gjigantët nga qyteti i dytë më i madh në Arabi, Jeddah, kanë bërë gjithashtu disa transferime që kanë bërë bujë të madhe. Firmino, Mahrez, Saint-Maximin, Veiga i janë bashkuar Al-Ahlyt, ndërsa Al-Ittihadi ka siguruar shërbimet e Benzema, Kante dhe Fabinho.


5.Milano

Milani dhe Interi mund të mos jenë aq të fortë sa ishin 20 vite më parë, por ata ende kanë disa lojtarë të mëdhenj në ekip.

Mike Maignan është padyshim portieri më i mirë francez momentalisht dhe Theo Hernandez i bashkohet atij në kombëtaren franceze për të konkurruar për Euro 2024. Fikayo Tomori është harruar padrejtësisht nga Anglia, ndërsa Rafael Leao është njëri nga anësorët më elektrizues në Evropë.

Vlera totale: 605 milionë euro

Kjo është e tëra për Milanin. Inter në anën tjetër, ka qenë ekip më i mirë në Serie A, andaj në formacion “Nerazzurët” dominojnë me shtatë lojtarë. Ky formacion përfshin gjithashtu dyshen e sulmit Thuram-Martinez, që vazhdojnë shkëlqimin javë pas jave.


4.Katalonia

Disa muaj më parë, ky ekip mund të quhej Barcelonë dhe nuk do të konkurronte për të njëjtat arsye si Mynihu dhe Parisi. Sidoqoftë, surpriza e këtij sezoni është Girona, një qytet i vogël në veri të Katalonisë.

Girona posedon disa talentë, niveli i të cilëve ende nuk vlerësohet aq sa duhet. Emra si Miguel Gutierrez dhe Aleix Garcia, pa lënë anash edhe dyshen ukrainase, Viktor Tsykangov dhe Artem Dobvyk, nuk bënë të lihen anash.

Vlera totale: 685 milionë euro

Por Barcelona ende ka disa lojtarë të klasit botërorë dhe aty përfshihen dyshja e mesfushës Gavi dhe Pedri, gjithashtu Ter Stegen, mungesa e të cilit po vërehet në klub.

Mbrojtësit Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Joao Cancelo, gjithashtu edhe Frenkie De Jong në mesfushë, janë pjesë e formacionit.


3.Londra

Shumë opsione, por formacioni përbëhet më së shumti nga lojtarë të Arsenalit dhe Tottenhamit. NË përjashtim të Ivan Toney i cili pritet të bëjë së shpejti hapin e madh dhe të largohet nga Brentfordi.

Të zgjedhësh portierin është një vendim i vështirë, Guglielmo Vicario e ka dëshmuar se është njëri nga më të mirët në ligë, por në portë u përzgjodh David Raya, vetëm për faktin se i zuri vendin Aaron Ramsdale dhe pati paraqitje të shkëlqyera me Brentford para këtij sezoni.

Vlera totale: 790 milionë euro

William Saliba dhe Cristian Romero do të formonin një dyshe të pandalshme në qendër të mbrojtjes, ndërkohë Pedro Porro dhe Oleksandr Zinchenko në krahë.

Declan Rice mund të jetë mesfushori defanziv më i mirë, ndërsa James Maddison dhe Martin Odegaard do të përkujdesen për të dhuruar topa për Toney, Heung Min Son dhe Bukayo Saka.


2.Anglia Veriperëndimore

Të ndërtosh një ekip nga Mançesteri këto ditë të bënë të shfaqësh formacionin e fundit të Pep Guardioles. E njëjta gjë vlen edhe për Liverpool dhe Jurgen Klopp.

Është interesante se Liverpooli dominon në mbrojtje, ndërsa Man City dominon në fazën e sulmit.

Alisson është ende më i mirë se sa bashkëkombasi i tij Ederson. Alexander-Arnold dhe Robertson janë endë një dyshe e fortë, veçanërisht pasi ky i fundit mund të luajë në të dy krahët.

Vlera totale: 845 milionë euro

Ruben Dias cilësohet si qendërmbrojtësi më i mirë në ligë, por ai do të krijojë një partneritet me Virgil Van Dijk i cili e ka mbajtur këtë titull disa vite më parë.

Mohamed Salah është i pakonkurrencë në krahun e djathtë të sulmit, por kjo është e tëra për Liverpoolin.

Rodri, De Bruyne dhe Bernardo Silva janë më të mirë sesa çdo mesfushor i Liverpoolit, ndërsa Jeremy Doku është një X faktor në të majtë. Aty është një djalosh norvegjez në sulm, ndoshta keni dëgjuar për të.


1.Madridi

Real Madridi ka fituar gjysmën e trofeve të Ligës së Kampionëve në dekadën e kaluar, ndërsa Atletico Madridi është ekipi i tretë më i mirë në elitën e futbollit spanjoll, pasi fitoi titullin e tyre të fundit në vititn 2020/2021.

Vlera totale: 1.26 miliardë euro

Antoine Griezmann, sa më i vjetër, aq më i mirë, njësoj sikur vera, udhëheq vijën e sulmit. Mario Hermoso ndërkohë, i cili është i paprekshëm në formacionin e Diego Simeones, ndërsa Nahuel Molina ishte një titullar për Argjentinën në Kupën e Botës në Katar, duke shënuar rritje të jashtëzakonshme të formës, që prej transferimit nga Udinese.

Ndërkohë natyrisht, Real Madridi ka një pjesëmarrje më të lartë në këtë formacion. Yjet e tyre kryesorë të ekipit si Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo dhe Aurelien Tchouameni, do të udhëheqin klubin për dekadën e ardhshme, qe do të thotë se ata do të jenë pjesë e këtyre formacioneve edhe në vitet në vijim.


Është e vështirë të parashikohet se cila nga këto ekipe do të dilte fitues në një turne imagjinar mes tyre.

Dy formacionet e anglezëve janë të barabarta, ajo e Katalonisë premton shumë, ndërsa ekipet e Milanit kanë eksperiencë në të gjitha pozitat, madje edhe Riadi mund të jetë një rrezik.

Sidoqoftë, është e vështirë të pozicionohesh kundër Madridit që me siguri kanë formacionin më të mirë të lojtarëve, të cilët pritet të dominojnë këtë sport të paktën në dekadën e ardhshme./Telegrafi/