SHPËRNDAJE

Departamenti i Protokollit të Shtetit është udhëzuar për ta vendosur flamurin shtetëror të Kosovës në hyrje të Prishtinës.
Ne zonën që njihet si “Te rrethi”, flamuri i Kosovës, do të valojë përkrah atij kombëtar – që aty ndodhet tash e sa kohë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Protokolli i Shtetit është udhëzuar për ta bërë vendosjen e flamurit të Kosovës”.

“Aty do të vendoset edhe një shtizë tjetër”.

Të dy flamujt pritet që të valojnë krah njëri-tjetrit nga e kjo e martë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë ditëve të festës.