SHPËRNDAJE

Pas takimit me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Presidenti ka folur për herë të parë pas lajmeve se po përgatitet ndarja e Kosovës e që mbështetej nga ky i fundit. Ai tha se po shënohet 10 vjetori i pavarësisë me 111 njohje ndërkombëtare edhe është shqetësuese që dalin pretendime të tilla.

“Kosova ka integritetin e saj të paprekshëm dhe unik. Janë shqetësuese këto lajme në prag të përvjetorit, që për mua janë të vdekura. Ide të tilla nuk i sjellin të mirë as vendin e as paqes. Lakimi i emrit tim nuk është i rëndësishëm, por e bëj të qartë. Bibla dhe Kurani për mua është Deklarata e Pavarësisë.” tha ndër të tjera Thaçi.

Sipas tij këto lajme u shkruan te media ruse Spuntik dhe u përkëthyen në mediat e Kosovës. Ai ka theksuar se kush pretendon të involvojë edhe Shqipërinë në këtë temë e ka gabim.

Ndërkaq, i pyetur nga mediat sllovene në lidhje me pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ai ka thënë se me këto shtete Kosova ka bashkëpunime dhe pritet vetëm njohja formale.

Presidenti ka theksuar se Spanja nuk është Serbi dhe Kosova nuk është Katalonjë.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e zv.kancelarit austriak ai theksoi se Austria e njeh dhe e mbështet Kosovën.

Thaçi siguroi që demarkacioni me Malin e Zi është një marrëveshje e drejtë dhe shumë shpejt do të ratifikohet në Kosovë.

Ndërsa në lidhje me pretendimeve për ndarje të Kosovës kishte reaguar Sali Berisha. Ai duke iu referuar burimeve diplomatike ka akuzuar Edi Ramën se po ndan Kosovën. E megjithatë duket që ka qenë një fluskë politike.