SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Haradinaj duke komentuar spekulimet për ndarjen e Kosovës dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka thënë se këto debate janë marrëzira, raporton lajmi.net.

“Kosova është ajo çfarë është shpallur shtet me deklaratën e pavarësisë. Debatet e tilla janë qesharake, nuk janë serioze, dhe nuk e di se kush po i nxit”, ka thënë kryeministri i vendit.