BE mobilizohet për Gjermaninë e Francën, vërshon ndihma pas përmbytjeve! Shqipëria, pjesë e mekanizmit

0
48

Gati 40 punonjës shpëtimi dhe 16 automjete do të dërgohen në Gjermani për ta ndihmuar vendin të përballet me përmbytjet e ditëve të fundit, ndërsa pompa uji me kapacitet të lartë nisen për në Francë.

Parisi dhe Berlini i kërkuan Brukselit të aktivizojë Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së pasi shira të dendur goditën rajonet e Bassachsen dhe Thuringisë në Gjermani dhe Nord-Pas-de-Calais në Francë, duke shkaktuar dalje të lumenjve nga shtrati e vërshime të mëdha.

Me nisjen e vitit të ri, solidariteti i BE-së nuk lëkundet. Edhe një herë, ndihma e shpejtë dhe vendimtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të bllokut për rajonet e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë dhe Francës është një dëshmi e forcës së unitetit,” -deklaroi komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic, i cili falënderoi Austrinë, Republikën Çeke, Francën, Hungarinë.

Holanda, Sllovenia, Sllovakia dhe Suedia për një përcjellje të shpejtë të mbështetjes së tyre.” I krijuar në vitin 2001, mekanizmi në fjalë është mjeti përmes të cilit 27 vendet anëtare të unionit dhe 9 shtete të tjera pjesëmarrëse (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Norvegjia, Serbia, Turqia dhe Ukraina) mund të forcojnë bashkëpunimin në parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive, veçanërisht atyre natyrore.

Vendet anëtare individuale mund të kërkojnë aktivizimin e tij kur një emergjencë kapërcen  aftësitë e tyre të reagimit. Në 21 vjet funksionim, vlerëson Brukseli, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është përgjigjur mbi 650 kërkesave për ndihmë brenda dhe jashtë territorit të Bashkimit Europian.


Top Channel