SHPËRNDAJE

Doganierët në bashkëpunim me policinë në dalje të Serbisë, në vendkalimin kufitar Gradina kanë konfiskua 56.000 euro të palajmëruara tek një udhëtar që i kishte fshehur në setër.

Paratë janë gjetur kur në rend për kontrollim doganor ka ardhë një veturë e tipit “Kia Sorento” me targa gjermane me të cilin po udhëtonte një shtetas 62 vjeçar turk.

Në pyetjen e doganierit se a ka diçka për të lajmëruar për doganë, ai ka thënë se përveç bagazhit personal nuk ka, çka edhe me kontrollim të detajuar u konstatuar se nuk ka asgjë të dyshimtë.

Mirëpo, me kontrollim të udhëtarit në xhepat e brendshëm të setrës iu janë gjetur 56.000 euro.

Të hollat në monedha prej 500 euro ishin të fshehura në dy zarfe në të dy xhepat e setrës.

Udhëtarit iu janë kthyer 10.000 euro ndërsa 46.000 iu janë ndaluar për procedurë gjyqësore./presheva.com/