SHPËRNDAJE

Kosova pret të zgjidhë çështjet e pazgjidhura me Serbinë këtë vit duke arritur një marrëveshje “historike” që do të hapë rrugën për Kosovën për të marrë vend në Kombet e Bashkuara.

Kështu ka thënë presidenti i Republikës, Hashim Thaçi për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell Telegrafi.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Reuters.

Sipas këtij mediumi, Thaçi ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të sillte normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis armiqve të mëparshëm, edhe pse me të nuk do të kërkohej njohja e njëra-tjetrës si shtete të pavarura.