Edona James e nervozuar me Kaderin: Që pesë ditë nuk kam ngrënë bukë për shkak të saj – Telegrafi

0
36

Po vazhdojnë të krijohen situata të ndryshme brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Edona James së fundmi ishte nervozuar me banoren tjetër të Big Brother, Kader Kicajn.

Duket se transgjinores nga Suhareka i ka ngelur hatri për ushqim, teksa debatonte me Bucin e Ard Gashin.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo theksoi se nuk ka ngrënë bukë që pesë ditë për shkak të ish-Miss nga Prizreni.

E njëjta më pas ka folur edhe me Lumbardhin, ku u shpreh e dëshpëruar dhe e mërzitur.

Foto: Screenshot/YouTube

“Që pesë ditë nuk kam ngrënë bukë për shkak të saj. Kur ma përmend dikush bukën se ha më”, tha Edona.

Biondja ndryshe këtë kohë ka pasur polemika e mos-pajtime me shumë nga banorët. /Telegrafi/