SHPËRNDAJE

 

Edhe sot, duke e përshkruar ngjitjen drejt gjenialitetit dhe pasurisë përrallore,Saliunuk ka çuar dorë nga shprehia që ta prezantojë vetensi çempion të shqiptarizmës. Ai është gjithnjë i bindur se shqiptarët janë mushkadhe çdo fjalë që nxjerr nga goja e marrin për sytliash.Duke qenë se kurrë nuk e ka lexuar një libër të hajrit dhe ka mbetur sakat në kokë, ai, sapo e prek celularin me dorë, do t’ ua kujtojë tifozëve të tij, se çdo gjë që ka rreth e përqark,që nga kopeja e qenëve të Sharrite deri te mendimet që i vijnë gjatë natës, të gjitha i kapeshqesh nga Danimarka, ku ka jetuar njëzet e sa vjet.
Edhe kjo nuk është krejt e vërtetë.Shumë më e vërtetë është se ai, deri sa ishte çirak dhe mësonte zanat,ishte më zemërbardhë dhe i nderuar.Para së gjithash, ai ishte i ndërgjegjshëm se egzistonte një dallim midis atyre që mësonte në sallonin e Usta Dikës dhe atyre që mësonin studentët shqiptarë në sallat e Universitetit. Ato që mësonin studentët ishin histori të vërteta, të cilat ata duhej t’ i mbronin me argumentenë dorë, ndërsa ato që mësonte Saliu nëpër floktore ishin barcoleta që duhej t’ i mbante ndër mend. Përderisa studentët dëftonin për gjakun e derdhur nëpër shekuj, aishkurtonte flokë dhe regjistronte ngjarje, por kurrë s’ e hapte gojën, sepse trurin e kishte shkretirë dhe në rërën e saj nuk rritej asnjë argument shkencor.
Tani ndryshuan punët.Që nga dita kur vajti në Zyrën Postale dhe kërkoi që letrat t’ i shkonin në adresën Santa Anna 16, ai sikur vendosi të shkëputej nga e kaluara dhe të konvertonte në një fe të re,dhe u betua ta ndiqte vetëm kokën e tij, në të cilën s’ regjistronte tjetër pos kodeve që do ta bënin të pasur e të pavdekshëm për shqiptarët e Kosovës. Para se ta angazhonte Anjeshkën, atë parukieren polake, që kohë pas kohe vinte te e bija në Helsingborg, ai e riparoi njërën nga dhomat e sallonit dhe atje vendosi një tavolinë, një krevat dhe një aparat për zierjen e kafes. Duke vepruar kështu,ai sikur donte me çdo kusht t’ iu shmangej syve të atyre berbiqkave të Mirëqenie Sociale dhe të stërvitej në rolin e tij si afarist dhe politikan bashkëkohor.Nëse kjo ishte e vështirë deri sa jetonte me Selvien,që s’ kishte asnjë gram kulture,këtu e tutje rolin e sajdo ta luante Anjeshka. Me të hyrë një klient në floktore,kjo çohej vetëtimthi në këmbë dhe ia sillte kafenë me një çokollatë belge.
Dhe jo vetëm kaq. Këtu e tutje Saliu vetë, personalisht, i kontrollonte të hyrat e të dalat e firmës ”Nëna Nazmie”, të cilat i vinin nga Banka Popullore e Ljubljanës.
Tek tani që ishte – zyrtarisht – i lirë nga Selvia, ai kaloi nëgdhendjen e rutinave ditore: çohej herët,pinte kafe në verandën e hotelit Hilton, ndërronte ndonjë fjalë me recepsionistet e reja, dhe e hapte sallonin para se të vinte Anjeshka. Nuk është e tepërt të konstatojmë se ai, gjatë kohë para se ta punësonte bjonden e bukur polake,kishte vendosur që dhomën e lirë të sallonit ta përdorte si zyrë për kontakte me miqët që kishtenë Kosovë, Turqi, Zvicër, Gjermani e Suedi. Ai e dinte se sa më i gjerë që ishte rrjeti i miqëve personalë, aq më të sigurta ishin informatat që duheshin rreth atyre që niseshin për në Danimarkë.
Kjo s’ do të thotë që ai e donte më pakngruan e tij legale. Bash përkundrazi. Aiishte tepër i uritur për marka për t’i harruar ata zhelanat qëvinin nga Polonia dhe të cilët duhej t’ i priste e përcillte me ndihmën e saj.Mjerisht, sa më pak që shtohej kapitali, aq më shumë keqësoheshin marrëdhëniet me djemt e tij. Falë djathitë bardhë danez dhe petullave që ua garuante Selvia para se të ikninnë shkollë, Murati, Bajaziti, Mehmeti e Abdyl Hamiti u zgjatën, filluan ta pinin duhanin, të shkonin nëpër disko dhe shpesh herë kalonin atejpari me ato delihojkat daneze.Selvia i shante, i godiste me grushta dhe matej t’ i përzente nga shtëpia, por sapo i kujtohej shkresa që kishte lëshuar në gjykatë,përsëri çonte dorë nga vendimi i saj. Tani ajo ishte e divorcuar nga burri dhe s’ kishte hair edhe sikur ta prente dorën e djathtë.Ca kohë, deri sa shkonte rregullisht te shtëpia,Murati dhe Bajaziti ishin më të urtë, më të sjellshëm, por me ecjen e kohës, duke e parë “babin” qysh pinte kafe me atë “kurvën” polake, ata e humbën respektin që kishin për te.
Një ditë, deri sa po kalonte nëpër rrugën Sankta Anna, Selvia dëgjoi një zënkë intensive në sallonin e të shoqit. Gjykuar nga fjalët që vinin nga brenda, atje bëhej fjalë për një demonstrate që donin ta bënin shqiptarët e Kopenhagës. Atjejetonin shumë shqiptarë dhe, duke mos patur ndonjë lokal më të mire, ata mblidheshin në një klub privat dhe dëgjonin disqe që pronari sillte nga Kosova dhe Maqedonia.Po Saliu sikur nuk ishte i prirur të shkonte,atij i kishte dalë një “vizitë e papritur” dhe duhej të ikte për në Suedi.
“ Salë, a je këtupari,” thirri ajo nga jashtë.
“ Këtu jam, këtu,” iu përgjegj ai.
“ Me kend po flet ashtu?” e pyeti ishja e tij.
“ Me një shok të vjetër,” tha ai.Duke dalë nga dhoma e brendshme.
“ Ani pse i bërtisje ashtu?” e qortoi kjo.
” Sepse kisha qejf, bre,” tha ai. Goxha i mllefosur me të. ” Kisha qejf. Po ti kush je që po më mbanë nasihat? Atje poshtë po bëhen demonstrata, po vriten njerëzia, kurse ti p’etall menderjen me mua.Hiqmu qafe, se s’ kam fjetur fare.”
As ajo s’ kishte fjetur.
“ As unë nuk kam fjetur, por po di ta qepi gojën,” i tha Saliut. “ Kallëzo ça ka ndodhur!..”
“ Atje poshtë qonka bërë një taralluzhë e madhe,” tha me zë të përmbajtur. Fola me Vehbiun dhe më kallxoi se krejt Prishtina paska dalë në rrugë dhe Policia, bashk me Ushtrinë, i paskan gjuajtur me gaz lotues. Kishtetë vrarë, të plagosur… Sidoqoftë, shqiptarët, kudo që janë,në Zvicer, Gjermaniapo Austri,e paskan ndër mend të dalin nëdemonstrata. Pse s’ po dilni edhe ju, më pyeti.”
” E ku t’ i gjesh ata shqiptarë? Ata s’ janë veçse do stërqoka që i ke shpërndarë nëpër Danimarkë.”
“ Ka,besa, sa të duash. Po ti ça ke ardhur me sabah?” e pyeti ai.
“ Se po më duhesh,” i tha Selvia.
“ Po pse kështu?Mos ka ndodhur diçka?” iu hakërrua ai.
“ Bajazitin s’ e kena mirë,” i tha ajo. “ Po më doket që ka nisë me përdorurknark. Unë s’ di qysh i thonë shqip, po ato cigaret e tij po m’ i nxjerrin zorrët e barkut.Sipas Mehmetit,ai dhe Murati paskan pirë përjashta, po prej se ke dalë ti nga shtëpia, ata po pijnë edhe në garazhë. I ka rënë garazhit një erë si menderja.”
” Ça po thua, moj,” e mallkoi Sala dhe u bë katran në surrat.

20.

Në fillim ai ishte si pula në grurë.
E trembur nga kërkesat e një populli të shtypur me dekada, Udba s’ kishte rrugëdalje të dytë pos ta mbyllte kufirin jugosllavo – italian dhe t’ i arrestonte, torturonte e dënonte kosovarët e rinj.Rrjedhimisht, rruga më e përshtatshme për të shpëtuar nga thonjtë e saj ishte t’ ijepnin nga dymijë marka gjermane dhe të dilnin në Evropën e Lirë, por ajo ndërmarrje ishte goxha e vështirë.
S’ ka dyshim se dymijë marka ishin pare e madhe, por në krahasim me rrahjen dhe torturën që ushtrohej nëpër burgjet jugosllave, ajoishte e vogël. Mbase mu për këtë arsye, me dhjetëra e dhjetëra kosovarë iu drejtuan Sali “babës” sepse ky kishte bërë çmos që Danimarka të mos i kthente prapa.Dhe s’ kishte Danimarka si t’ i kthente,seikanakët – me të hipur në anijen që qarkullonte midis Kopenhagës e Dancigut – i gjuanin pasaportat në detë. Danezët e kishin nuhatur atë punë,por s’ e bënin të madhe, sepse e dinin që kufijt e Diktaturës së Proletariatit fillonin nga Gjermania në perëndim dhe shkonin deri te brigjet e Oqeanit Pacifik. Punë e madhe se vinin ca varfanjakë dhe shpëtonin nga thonjët e saj.
Mjerisht, jeta s’ ishte e ngjashme me shkopin e Moisiut. Ashtu si dhe ditët e javës, stinët e vitit e dekadat e shekullit, ajo ecte më këmbë dhe kur lodhej në njërën, pushonte mbi tjetrën. Ai muaji i mjaltit, të cilin Saliu e kishte kaluar duke duke shpërndarë shqiptarë nëpër kampet e Danimarkës, zgjati edhe dy tri vjet, por demonstratat e Kosovës s’ dinin të ndaleshin. Pa marrë parasysh që çdo organizatë shoqërore, duke filluar nga nxënësit e shkollave e deri te funkcionarët e lartë partiakë, u distancuan nga kërkesapër një republikë të shtatë “jugosllave”,Udba s’ u ngop me dhunë dhe kaloi në atentate.Si brenda, ashtu dhe jashtëvendit.
Këtë here ajo nxori n’ Evropë kuadrot e saj më të miradhe filloi të mbillte gënjeshtra, dezinformata, pështjellime, rrëmuja dhe përçarje në radhët e diasporës,që ishte e vetmja mbështetje e popullit të varfër. Përpos çanaklëpirësve të sajkosovarë, Udba kishte dhe grekafonët e Shqipërisë, të cilët ”shoku” Ramiz i kishte stacionuar nëpër ambasada. Rrogat e këtyre ishintë ligshtadhe këta, në kundërshtim me besimin që ua kishte dhënë Partia,ja duhej të vidhnin nëpër supermarkete, ja duhej të bashkpunonin me Udbën. Si minoritarë të shkolluar, të arsimuar e të stërvitur për diplomatë të Republikës Popullore të Shqipërisë, ata u bënë veglat më të devotshme të Ministrisë së Brendshme Jugosllave.Me kujdesin e tyre u rrit dhe u përhap Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës.
Edinte apo s’ e dinte Saliu atë punë?
Edhe po, edhe jo. Më shumë e dinte se nuk e dinte. Si fshatarë i rënë në ”shehër”,aie kishte mbaruar Gjimnazin e Mbrëmjes dhe, për ato katër vite që kishte mësuar zanat, kishte vjedhur sa kishte mundur.Në dorë të parë, ai dinte të rruante e të qethte.Si azilant i Danimarkës,ai mundej të bënte një jetë të rehatshme, por zgjodhi të kundërtën. Ai, deri n’ atë ditë që e njoftoi Selvia se djemtë kishin filluar me ”hash”, s’ kishte bërë ndonjë mëkatë të madh. Si të gjithë afaristat e botës, kishte dashur ta përmirsonte standartin jetësor dhe me ato që kish mësur nga Usta Dika, ishte përpjekur ta sendërtonte ëndrrën e tij. Mjerisht, aty e tutje ai nuk do të zihej vetëm me djemt e tij, që papandehur i kishin dalënga duart, por edhe me mokaxhinjtë e një organizate, që ishte poaq e ngatërruar sadhe leshërat e arushës. Ajo s’ përbëhej nga poetë e atdhetarë të njohur, por nga një hordhi marksistëshqë s’ kishin tjetër ideal pos ta bënin Kosovën Shqipëri dhe pastaj, si Kosovën, ashtu dhe Shqipërinë, t’ i gjuajnë nën thonjtë e DiktaturëssëProletariatit.Ata matrapazë s’ ishin si arabët e Abdel Gamal Naserit, që luftonin për çlirimin e popujve të tyre. Ata ushqeheshin me djersën dhe gjakun e vëllezerve të tyre dhe s’ e kishin për turp që vrisnin ëndrrat e një populli të tërë.
Ndonëse pak su herët,Saliu,që nga takimi i parë me ata kapsamuna, e kuptoi se kot kishte ikur nga Kosova.Ata e njihnin Salën dhe, duke u mbështetur në të dhënat e organizatës së tyre,e kishin gjetur në Danimarkë. Ai s’ kishte asnjë arsye t’ iu shmangej, sepse në bazë t’asaj që kishte prezantuar në burgun e Gjurakocit, të gjithë e njihnin dhe respektonin si çempion të çeshtjes kombëtare. Përderisa mbante një sallon me tre floktarë dhe fitonte sa një doktor i shkencave, ai donte diçka më shumë, më domethënëse. Duke tentuar ta gjente një armë për ta vrarë vetë prezidentin jugosllav, ai kishte aq merita saqënjë organizatë politike, si Lëvizja,ta pranonte automatikisht si rishtar në radhët e saj.
Mjerisht, midis Saliut dhe shokëve ”komisarë”u hap një jaz i thellë, edhe ate, që nga ditët e para. Ai jaz s’ ishte i rastësishëm, sepse ishte hapur qysh në kohën kur Saliuishteçirak i usta Dikës. Në dorë të parë,aishtirej më isinqertë se komisarët e Lëvizjes. Në dorë dorë të dytë, ai shtirej mysliman dhe mëshirplotë. Komisarët e Lëvizjes s’ kishin zot. Nëse Saliu e mashtronte ndonjë bythëgrisur apo torollak,duke e shpënë në një kamp të refugjatëve,ai – të paktën – e priste me tavolinë të shtruar,me ndonjë pallto që s’ i duhej, ndonjë çarçaf endonjë batani, dhe nuk i shqitej deri sa eçonte te dera e kampit. Komisarët ishin tjetër popull. Ata ishin hipokritë dhe kriminelë teatral.Edhe pse rrugeçër e injorantë,ata silleshin si diplomatë dhe sa herë që hynin në rreshtat e një demonstrate,gjithmonë prezantoheshin si filozofë, kirurgë e miq të bacit të Madh.Për dallim nga turistët e huaj, që rëndom vishen keq e sillen mirë, këta visheshin mirë dhe xhepat i kishin plot me marka.Ata, as për keq, as për të mirë, s’ e përfillën fare. Me t’ u paraqitur në kampet e refugjatëve, ata dolën nëpër qytete e fshatradhe filluan të mbledhin marka.Po për kend i doniato marka, o shokë? Për Lëvizjen Popullore, i thanë. Po cila është ajo Lëvizje? Akaajo farë programipolitik dhe çka kërkon nga qeveria jugosllave?
Ate s’ia thonte asnjëri. Po pse kishin vallë aq frikë? Ata kishin dalë në Evropën Perendimore dhe askush s’ i pengonte në punën e tyre. Ashtu i dukej Saliut. Ata ishin marksist – leninistë dhe mundej të binin lehtë në grackat e reakcionarëve.Do të shkonin muaj, qebesa dhe vite, por mërgimtarët e ngratë nuk do ta mernin vesh se cila lëvizje ishte Lëvizja e vërtetë Popullore: ajo e Sabri Novosellës, e Hasan Malës, e Milaim Zekës, e Ibrahi Kelmendit apo një epestë që drejtohej nga grekafonët e Ambasadës shqiptare?!
Në fillim komisarët ishin djem të butë, të afruar. Dhe kjo ishte e natyrshme, se ata ishin stërvitur të rrinin gju më gju me popullin.Njëmend s’ i donin kishat e xhamitë, s’ e kishin prekur Kor’Anin, e shanin të Madhin Zot, por rrinin gju më gju me pronarët e picerive,hanin byrekë me mish, dhe mezi prisnin të fillonte lufta. Ata ishin ushtarë dhe – siç thoshin në mënyrë alegorike– e ndienin veten si peshqit në ujë. As ata nuk jetonin pa popullin, as populli s’jetonte pa ‘ta. Ata vetë ishin mlysha, se kishin dhëmbë të mprehtë, por populline trajtonin si perka e sardele. Edhe nëse e kafshonin ndonjë perkë, s’ bëhej kiameti.
Ata ishin peshq vetëm deri sa endeshin nëpër popull dhe mblidhnin marka gjermane. Sado të pista që ishin,ato marka të mallkuara ishin të mira për të ardhmen.Ndërkaq, me të mbaruar “vjelja”,ata iknin nëpër kampe dhe s’ donin të kishin punë me punëtorët. Si mjerë ai komisar që guxonte të vishte xhinsa apo të shoqërohej me ndonjë student të shkolluar në Perendim!.. Duke qenë se s’ guxonin t’ ia lidhnin duart dhe ta vrisnin në vend, ata përpiqeshin ta hanë të gjallë. Po markat ishin të domosdoshme. Pjesërisht për t’ i paguar sigurimcat grekë e jugosllavë, dhe pjesërisht për ta nxjerrë rrogën e tyre të dytë.Rrogën numër një, që iu takonte si azilantë politikë, e mirnin nga Zyra për Mirëqenie Sociale;atë tjetrën, të dytën, e mernin nga populli, sepse kjo iu duhej ta mbytnin edhe më keq në pularnikun e tyre.Populli, ç’ është e drejta,ishte për një rezistencë të armatosur, për sakrifica,por ishte kundër gënjeshtrave që këta sajonin gjatë natës, në mbledhjet e tyre të fshehta, dhe të cilat i përhapnin në popull gjatë ditës.
Kështu, përafërsisht, punëtorët e ngratë, që me vite kishin jetuar në njëDanimarkë të lirë, bashkëkohore edemokratike, me urdhërin e këtyre, u rrasën në çeta dhe morën malin përpjetë. Jo për ta çliruar atdheun e tyre, Kosovën Hallemadhe, por për t’ u katandisur në Mesjetë. Ata duhej t’ i studjonin veprat e shokut Enver dhe ta kuptoninseEvropa, si ajo Lindore, ashtu dhe Perendimore, s’ mundej t’ i zgjidhte problemet e saj pa ndihmën e marksizëm – leninizmit.S’ ka nevojë të ceket se asnjë shqiptar i arsyeshëm, qoftë edhe berber i thjeshtë si Sali Baba, s’ ishte ngusht për çmenduritë e gollobërdasve shqiptarë e dyfytyrsinë e bajraktarëve të Lëvizjes.
Ka mundësi që ajo hallakamë – e cila ka zgjatur goxha do vite – do t’ ishte pak më e vogël,sikur Saliu të rrinte anash dhe të mos mirtepjesë nëpër tubimet e shokëve komisarë. Duke vepruar ashtu, ata do ta kursenin edhe veten edhe familjet e tyre, sepse komisarëtishin shpirtkazma: ata do vazhdonin ta qethin popullin e ngratë dhe, më së mbrami, do ta lenin me gisht në gojë. Kështu ka ndodhur me popujt tjerë, kështu do të ndodhte edhe me Kosovën, por kjo është një përrallë që mund ta lexoni në shtypin ditur.
Në rastin tonë, përralla është ka surratin e hienës, edhe ate, për arsye se Saliu s’ ndryshonte shumë nga kundërshtarët e tij. Bash përkundrazi, falë diturive që kishte marrë nga zoti Dika,si dhe dashurisë që ushqente për marka, ai, n’ asnjë mënyrë s’donte të rrinte anash. Fundja, pas muajve që kishte vuajtur në Gjurakoc, edhe ai e quante veten luftëtar i lirisë dhe s’ kishte kundër të merte diçka nga porezi” që mblidhej për luftë. Përndryshe, ai nuk do të shkonte n’ ato mbledhjet e gjata që mbaheshin nëpër klubet dhe shoqatat e Kopenhagës.
Jo, ai ishte i pranishëm në të gjitha tubimet që organizonin shqiptarët e Danimarkës. Ai s’ pritonte ta thotë fjalën e vet edhe atëherë kur kundërshtarët e tij e quanin reakcionar dhematrapaz të qelbur. Fjala vjen, një herë ai shkoi pak si larg dhe filloi t’ i këshillonte shqiptarët t’ ifusnin markat në ndonjë konto të veçantë dhe t’ përdornin ato për projekte patriotike – siç ishte rasti me ndërtimin e një shtëpie për shokun Adem, për botimin e “Gjarpijve të Gjakut”, për blerjen e unazave dhe florinjëve nga Turqia, etjera, etjera.
” Ça ka këtu të çuditshme,” thonte Saliu. ”Populli është popull dhe fejondjemt e çikat e veta,dërgon pajë, bën trampa, shtron dreka, shtron darka, dhe – direkt apo indirekt – kontribon nërritjen e Lëvizjes, që nesër pasnesër duhet ta rindërtojë Kosovën.
Ashtu, të paktën,arsyetonte ai por idetë e tij binin ndesh me dogmat e atyre që e quanin veten pararojë të klasës punëtore. Ai do bënte mirë t’i lexonte veprat e shokut Enver dhe të rrinte para qeve.
Salaishte guximtar. Ai shpesh herë e thonte ate që komisarët s’ guxonin ta shqiptonin as në gjumë. Ai e kishte të qartë se hallakama sapo kishte filluar dhe plaçkitja e popullit do të vazhdonte me vite. Si lum ata që mblidhnin marka dhe investonin në agjensi udhëtimesh, picerish e autobusësh që vinin nga Prishtina në Kopenhagë dhe shkonin nga Kopenhaga në Shkup. Të gjithë ata çirreshin se markat që mblidhnin ishin për çlirimin e Kosovës – por ai e dinte – dhe ata e dinin – se atomarka, me të hyrë në konton e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës,do të përdoreshin për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.
Por jeta, njësoj si plakat që çojnë dorë nga vallet, ndiqte rrugën e shtruar me gjethe të kalbur. Tani shqiptarët e Danimarkës, si ata që jetonin në qytete, ashtu dhe ata që jetonin nëpër fshatra, duhej të çonin dorë nga shoqatat dhe klubet që kishin themeluar vite më pare.Ata duhej t’ia dorëzonin Lëvizjes çdo gjë që kishinmbledhur me djersë e punë vullnetare.Njësoj si në kohën e ”otkupit”, kur Ushtria Jugosllave hynte nëpër fshatrat kosovare dhe përvehtësonte hambaret, bagëtinë dhe pajën e grave shqiptare.Çdo aktivitet,qoftë ai kulturor apo sportiv, duhej të shënohej në konton e shokëve komisarë. Çdo mbrëmje letrare, çdo 28 Nëntor, çdo Ditë Ndërkombtare e Gruas, duhej të shenohej në fletushkën e aktiviteteve të Lëvizjes, edhepse komisarët e saj rrinin nëpër shtëpia e ngrohnin vezë apo i ngjishnin ato komisaricat e tyre. Papandehur Lëvizja u shndërrua në atdhe, ndërsa atdheu u katandis në fund të detit.
Absurde? Shumë absurde. Nuk ishte parë askund në botë, dhe më së paku në Gadishullin Skandinav, që një hampë shasharanësh, t’i uzurponte me aq pafytyrsi aspiratat e një populli krenar.Paçka se shumica, veçanërisht ata që jetonin larg qyteteve, i përtypnin gënjeshtrat e tyre si llokume. Ata burra të ndershëm e ato nëna të rralla s’ kishin aspak haber se shokët komisarë – në mbledhjet e tyre sekrete – s’ kishin tjetër dert pos qysh t’ i ngatërronin në projektet e tyre të fshehta.Sipas botëkuptimeve të tyre, shqiptarët që jetonin në mërgim ishin ”reakcionarë” dhe çdo dekret për t’ i vënë të ardhurat e tyre në sherbim të Diktaturës së Proletariatit ishte – i drejtë. Në vazhdën e kësaj filozofie,ata iu dhanë sinjal shokëve të tyre të nisnin edhe më shumë shqiptarë në mërgim. Sa më shumë shqiptarë që iknin nga vendlindja, aq më e madhe ishte përqindja që duhej të shkonte në konton Lëvizjes.
Kësisoj, Saliu u gjunjëzua në fushën e betejës. E kuptoi se ëndrra të cilën Usta Dika e kishte mbjellë në zemrën e tij s’ kishte më shumë vlerë se dy marka gjermane. Nëse kishte menduar që – duke e zbrazur Kosovën pak nga pak, njëherë nga kushërinjtë e kushërirat e Selvijes, pastaj edhe nga kushërinjtë e kushërinjëve të saj – ai do të fitonte aq shumë sa ta blente Çarshinë e Prishtinës, tani e kishte të qartë se kishte gabuar. Më e shumta që mund të bënte ishte ta ndërtonte një shtëpi trikateshe në Lagjen e Llapit dhe t’ ua qethte flokët varfanjakëve shqiptarë. Porky ishte plusi i asaj ndërmarrjeje. Minusi i saj ishte hashashi që danezët e kultivonin në midis të Kopenhagës dhe ua shitnin djemve të tij. Nëse kësaj ua shtoje edhe shpenzimet që aibënte duke udhëtuar nëpër Gjermani, Zvicër e Suedi, duke prishur korona për benzinë e makina udhëtimi, duke u konsultuar me organizatorët e demonstratave, duke u konsultuar për ato që duheshin gjatë udhëtimeve, del se ai më shumë kishte humbje se fitim. Një tjetër veprimtar, që pak më shumë e donte veten, nuk do t’ i duronte fare ato pacipësidhe do të ikte nga Danimarka.
Por atij kurrë s’i shkoi ndër mend të ikte.Edhe pse asgjë s’ i lidhte me atëvend. As gjuha, as kultura, as zakonet e të parëve. Pa marrë parasysh përbuzjen e atyre rrugeçërve që kishin arritur ta nxirnin nga loja dhe çdo ditë të sillnin nga tre autobusë me ikanakë shiptarë, ai e piu gotën e helmitdhe e ngushllonte veten që askush s’ e kishte marrë Danimarkën me vete.I Madhi Zot, që secilit njeri, secilës kafshë dhe secilit shpend ia kishte ndarë rriskun e tij, ndoshta s’ e kishte harruar.Me ato pak marka që merte nga qiraja e salloneve që kishte hapur, ai jetonte më mirë se Sinan Hasanidhe Fadil Hoxha. Sinani mundej t’ i shkollonte fëmijët në ”Kosmet”, Serbi e Kroaci, por kurrën e kurrës në Danimarkë, edhe ate, pa e harxhuar asnjë markë për librat e tyre. Falë të Madhit Zot, që ishte më i madh se Terri e Drita, Saliu kishte boll dhe një ditë, nëse Kosova do bëhej e lirë, do të pushonte në tokën e saj.Kish mundësi që djemt – Murati, Bajaziti, Mehmeti e Abdyl Hamiti – të ngjiteshin me ato delihojkat daneze dhe të qëndronin në Evropën Veriore, por ata s’ e njihnin mirë Sali “babën” e tyre. Ai s’ e prishte shëndetin kot nasi kot, për t’ ia lënë Danimarkes farën e tij.

21.

Ai ishte i talentuar për gjuhë, por kurrë nuk gjente kohë të mjaftueshme për të zbritur në pusin e tyre. Gjatë kohës që mësonte zanat, Saliu kishte përvehtësuar një thes me fraza e fjali të ndryshme dhe mundej të komunikonte me cilin shqiptar, serb apo turk në gjuhën e tij por s’ kishte takat ta kuptonte domethënien e tyre të vërtetë, sepse frazat që mësonte përmenç i ngatërroheshinme me shumën e parave që duhej të fitonte. Tek tani që kishte hapur tre sallonte dhe duhej të komunikonte me turq, boshnjakë, polakë e çerkezë, ai kishte filluar ta kuptonte se gjuhët ishin si përrallat: ti hyje në pusin e tyre për ta gjetur ëndrrën, gjegjësisht të Bukurën e Dheut, por dilje në një botë me shumë surpriza të ngjethshme. KETU
Tani aiishte i qetë. Pas të gjitha fyerjeve, poshtrimeve, zënkave dhe debateve që kishte zhvilluar me ata mokaxhinjtë e Lëvizjes Popullore,që s’ kishin as fe, as kulturë, ai ishte kthyer prapa në sallonin e tij dhe, q’ atej, me ndihmën e pakursyer të Anjushkës, i drejtonte edhe dy sallonet tjerë, të cilët ua kishte dhënë floktarëve polakë me qira.Falë të Madhit Zot, ai ishte si veshka në dhjamë dhe, përpos atij ”barit” me të cilin merreshin djemt e tij, s’ kishte asnjë problem tjetër. Kishte vënë ai – dhe tërë kohën vente anash– ca marka gjermane.
Në mbrëmje, pasi e përcillte Anjushkën deri te autobusi,ai e mbyllte sallonin dhe shkonte në zyrën e tij, ku i mbante të gjitha gjërat që i konsideronte si personale. Aty e kishte radion, një radio të vogël e të fuqishëm, me të cilin e dëgjonte Radio Tiranën, adresarin e trashë, të veshur me lëkurë krokodili, dosjet me shkresa zyrtare, si dhe një televizor të vogël, me të cilin i përcillte lajmet. Në listën e plaçkave ” personale” hynte edhe Selvia, katër djemt e tij dhe vajza, që ishin qenie të gjalla, të bukura e inteligjente, por Saliu s’ i përjetonte ashtu. Ai ishte evlija burrë dhe detyra e tij, që nga dita kur i kishte përzjerë këmbët me Selvien, ishte t’ ua siguronte fëmijve një kulm mbi kokë, t’i vishte, t’ i ushqente e t’ i përgadiste për jetë. Tani që ua kishte plotësuar ato kushte, ishte detyrë e Selvies, që ishte nënë dhe grua, ta përmbushte deturën që ia kishte ngarkuar i Madhi Zot dhe t’ i lante, t’ i hekuroste dhe t’ i përcillte në shkollë. Ai vetë kishte halle tjera. Jeta ishte e shkurtër, djemt ishin rritur dhe, koha ishte të krijonin familje. Po me kend do t’ i martonte, vallë? Ku do të jetonin ata bij kurve? Cilën gjuhë do ta flisnin me fëmijët e tyre? Dhe e përqeshnin pastaj që fliste me vete. E quanin psikopat. Si të mos fliste me veten e tij,kur ata maskarenj gjithë ditën sorollateshin nëpër salla të bilardos?Këto sjellje e kishin nxjerrë fare nga takti dheai për pak s’ e kishte lënë Bajazitin sakat.E kish zënë për fyti dhe për pak s’ ia kish thyer krahun. Kjo e kishte ftohur me të shoqen dhe ajo vetë e kishte lutur të flente në sallon, përndryshe do ta denonconte te ata të Mirëqenies Sociale.
Por i Madhi Zot s’ i harronte fëmijët e tij. Ai sogjonte nga qielli dhe, atë çast që mbushej kupa, i qëllonte ata dilinxhinj të qelbur.Ndoshta pikërisht për këtë arsye amerikanët thonin:never say never. I pëlqente Zotit ajo fjalë dhe ua kishte mësuar të gjitha krijesave të tij. Kuptohet, pa i përjashtuar as korbat e malit.
Atë natë binte pakëz shi dhe qytetin e pat mbuluar një mjegull e trashë. Ai e kishte ndërmend të shkonte në një restorant arab për ta blerë një falafel, por mjegulla që i kishte hipur qytetit ia prishi planet. Duke qenë se donte t’ ishikonte lajmet e orës nëntë, aivendosi t’ i skuqte nja dy vezë dhe t’ i hante me bukë.Shi sa po i prente thelat dhe po elargonte tiganin nga pllaka, ekranin e pushtoi një oqean individësh që qeshnin, qanin dhe e përqafonin njëri tjetrin me mallë. Redaktorii lajmeve, i emocionuar nga skena që zhvillohejpranë një muri të shembur për gjysmë, dha lajmin që e kishte pritur Evropa me muaj të tërë.
“Shikues të nderuar, mirëmbrëma. Sot, pas njëzetetetë vjetësh, dy muajsh e njëzeteshtatë ditësh, n’ afërsinë e Portës Brandenburg, u shemb një copë e Murit të Berlinit. Kjo do të thotë se shembja e Perdes së Hekurt sapo ka filluar…”
Ç’ është e drejta, shembja e asaj perde, që e kishte ndarë Evropën si një mur kinez, duke i shndërruar qytetet e saj në qendra të parëndësishme të Bashkimit Sovjetik, kishte filluar disa muaj më parë. Gjermania Lindore, të cilën Moska e kishte themeluat pas Luftës së Dytë Botërore, kishte dështuar si formacion shtetëror. Popullsia e saj, sado e arsimuar që ishte, s’ ishte në gjendje ta mbante mbi supe atë krijesë artificiale. Shtypja, eksploatimi dhe tortura që ushtronin hyzmeqarët e Moskës, e detyruan popullin të kërkonte rrugëdalje, por rrugëdalja ishte e paqenë. Kufiri midis Gjermanisë Lindore, që ndryshe quhej edhe DDR, dhe Gjermanisë Federale – ishte i mbyllur. Çdo përpjekje e gjermanëve lindorë për kaluar kufirin ishte rrebtësisht e ndaluar dhe kufitarët kishin urdhër ta vrisnin cilindo njeri që I afrohej murit. Kushdo që kërkonte leje për të shkuar në Gjermaninë Federale regjistrohej në fletoret e Stasit dhe arrestohej ose dërgohej në kampet e Siberisë.
Në behar të atij viti qytetarët e Gjermanisë Lindore dolën në votime elektorale, por Partia Komuniste, si rëndomt, fitoi 98 përqind të votave. Ky mashtrim u bë shkas i një pakënaqësie mbarëpopullore dhe populli doli në demonstrate. Mjerisht, ato u pritën me dhunë policore. Ndërkohë, jo vetëm në Gjermania Lindore, po dhe vendet tjera të Bllokut Komunist, premtuan reforma që do ta përmirsonin standartin jetësor të popujve. Gjatë asaj vere situate u acarua edhe më keq: me mijëra gjermanë e shfrytëzuan rastin ta pushtojnë ambasadën e Gjermanisë Federale në Pragë dhe kërkuan strehim politik. Me mijëratë tjerë e ndoqën shembullin e tyre dhe u rrasën me dhunë në Republikën e Austrisë.
Në maj të vitit 1989 shpërthyen demonstratat. Të frymëzuar nga Lëvizja Mbarëpopullore Gjermane ”Furumi i Ri”, me mijëra djem e vajza, gra dhe burra, fshatarë e punëtorë, dilnin çdo ditë në rrugë dhe kërkonin reforma. Në fund të tetorit dha dorëheqje edhe Erik Honecker, prijësi i Partisë Komuniste. Zëvendësi i tij, Egon Krenz, doli me premtime të reja, fare të parëndësishme, por populli kërkoi zgjedhje të lira, të drejta njerëzore, demokraci. Më datën katër nëntor hiç më pak se 500 mijë qytetarë germanë dolën në rrugët e Berlinit Lindor. Pesë ditë më vonë, ata, të armatosur me trakte e flamuj, ia mësyen murit që e kish ndarë atdheun e tyre njëzet e tetë vjet me radhë. Kufitarët, të trembur nga ajo turmë që s’ donte të dinte as për ushtarë të armatosur, as për policë të hipur mbi kuaj, as për tankistë të stërvitur nga Ushtria e Kuqe, u tërhoqën anash… Për pa qenë të ndërgjegjshëm se pikërisht n’ ato çaste kishte filluar rënia e ”Perdes së Hekurt”…
Kot se provoi të flente. Atë natë Sali ”baba” përjetoi diçka të çuditshme, që s’ kishte as emër, as gjymtyrë, as prejardhje. Ishte diçka e ngjashme me shartimin e një qenie në një qenie tjetër. Diçka si kandrrat që shndërrohen në flutura.Diçka si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën dhe bëhen të mëdhenj. Ajo që ndodhi papandehur në shpirtin e tij s’ ishte e re. Ate e kish patur në shpirt,njësoj si mickonjaqë e ka helmin në thumbin e saj,ate e kish ndjerë që nga rinia e hershme, kur luante guxhas me mocanikët e tij, por tani që me sytë e vet e kishte parë se e pamundura ishte e mundur, e ngjashme me lavën që dilte nga gurmazi i Tokës, ai sikur u shndërrua në tjetër qenie. Ai, në të vërtetë,ishte i njejti berber, i njejti Sali, por që kishte mësuar se njeriu, nëse vërtet përpiqej me gjithë shpirt, mundej të bëhej edhe diçka tjetër. Njeriu, edhe pse s’ ishte më shumë se berber, me pak dhelpëri mundej të bëhej edhe drejtor i tre salloneve, edhe veprimtar, edhe politikan, edhe atdhetar, edhe doktor i shkencave, qebesaedhe prezident republike…
Ajo rënia e ”perdes së hekurt”s’ kishte ndodhur kot. Ai që kishte pak mend duhej ta kuptonte se pas shembjes së Murit të Berlinit do shembeshin edhe ca mure tjerë. Saliu s’ mundej ta dinte se cili e kishte radhën,por të gjithë ata mure që kishte ndërtuar Armata e Kuqedo rrëzoheshin njëri pas tjetrit. Nëse ditën gjermanët ta shembnin Murin e Berlinit, pse s’ dinin çekët, kroatët, rumunët apo shqiptarët? Atë mbrëmje kishte ndodhur vetëm shembja e parë, por edhe shembjet tjera do vinin. Ata që ishin të trashë dhe s’ kishin tru për t’ i parashikuar saltomortalet e historisëmentonin se me prishjen e Murit të Berlinit, muret që kishte ndërtuar Stalini dhe ortakët e tij nuk do ta përjetonin të njejtin fat. Ushtria e shokut Gorbaçov ishte e fortë, heroike, dhe s’ kishte zot që e lëkundte Bashkimin Sovjetik nga vendi. Pak a shumë të njejtin kapacitet e kishte ushtria çeke, polake,rumune e jugosllave… Ato demonstratat që organizonte irredenta shqiptare vërtet e kishin lodhur, e kishin molisur,por Ushtria e Popullit ishte e armatosur deri në dhëmbë dhe s’ do të lejonte kurrëfarë ndryshimi të kufijve…
Po nëse shqiptarët që,poashtu, ishin ngucakeqë, donin ta shembnin atë murin që e ndante Kuksin nga Kosova? Atëbotë do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore…
Sado që kthehej nga krahu në krah,ate nuk e zente gjumi.Ajo që kishte ndodhur në Berlin nuk ndodhte çdo ditë dhe më e para që duhej të bënte ishte – ta hapte adresarin e të fliste me miqët e tij. Duke qenë se ishte vonë dhe Udba i përgjonte bisedat telefonike, aiçoi dorë nga ideja që ta thërriste Hakiun, vëllanë e tij, por vajti më tutje dhe bisedoi me Nazmiun, një shok tjetër që jetonte në Norvegji. Edhe ai i kishte parë lajmet. Pastaj foli me një djalë daje që jetonte në Turqi, nja dy shokë tjerë që jetonin në Australi dhe një pejan që jetonte në Belgjikë. Gjatë çdo pauze që bënte, ai vazhdonte të fliste me veten, thua se dhoma e tij ishte shndërruar në parlament dhe Saliu, si më vizionar që ishte, herë ua jepte fjalën, herë ua merte, duke i qortuar që dilnin nga kornizat e çeshtjeve që diskutoheshin.
Këtë herë ai s’do të rrinte duarkryq. Pa marrë parasysh arrestimet, demonstratat, gjykimet dhe kuvendet që mbaheshin lidhur me shkollat e mbyllura, pajtimin e gjaqeve, shoqatat që formoheshin, ai do të merrej me Shqipërinë. Me fondet e trepërqindshit, pesëpërqindshit e pajtimin e gjaqeve mund të merreshin ata tarrnakpat e Lëvizjes Popullore. Ai vetë do të merrej me gjëra qenësore.
Të nesërmen, me të ardhur Anjeshka nga Helsingborgu, Saliu e luti t’ ia bënte një kafe të fortë dhe e njoftoi se ç’ kishte ndodhur në Berlin. Si të gjitha gratë, edhe ajokishte mësuar për ngjarjetqë kishin ndodhur një natë më parë,por s’ kishte ndonjë ide të qartë se – në ç’ mënyrë e preknin ato vendlindjen e saj. Ashtu si dhe shumë bashkatdhetare tjera, Anjeshka kishte shpëtuar nga përfaqsuesit e regjimit komunist duke u martuar me një student palestinez, me të cilin kishte mbetur me barrë. Përderisa Avadi – siç quhej ai dashnori i saj – studjonte mjeksinë dhe kishte një bursë nga qeveria polake, ajo s’ kishte nevojë të ikte nga vendlindja dhe të shkonte në Suedi, pori shoqi, me t’ i mbaruar studimet, kërkoi leje për specializim dhe s’ mori mund të kthehej prapa. Ndërkaq ai mbante lidhje me te, i shkruante, e pyeste për të bijën dhe një ditë, kur ajo mbaroi gjimnazin, ai e ftoi në Suedi dhe e regjistroi në Fakultetin r Shkencave Natyrore.
” Kam përshtypje se s’ paski fjetur fare,” i tha ajo Saliut, duke ia zgjatur kafenë.
” To jest pravda,” i tha Saliu dhe i fërkoi sytë e skuqur nga pagjumësia. ” Por ajo që ndodhi mbrëmë është shumë e mirë për neve, shqiptarët, dhe për juve, polakët. Mbani mend fjalët e mia.”
” Ale jak, panu Sali?” e pyeti polakja.
” Ate do t’ ua dëftoj më vonë, se sot kemi gjëra më të rëndësishme,” tha ai. ” Ju s’ e keni takuar Hakiun, vëllaun tim. Unë kam katër vëllezër, por Hakiu merret me zanatin tonë. Tani që ma bëtë një nder, do ma bëni dhe një tjetër. Do ta merni Hakiun në telefon dhe do t’ i thoni të më thërras nga rruga. Ai e di domethënin e kësaj fjale. A e keni të qartë?”
” Patjetër. Por si t’ i them?” e pyeti ajo.
“ Thuani: Pozovite vasheg brata sa ulice. Asgjë tjetër,” i tha ky.
” Do ta bëj menjëherë,” tha ajo dhe iku drejt dhomës që Saliu e përdorte si zyrë personale.
Kishte fat dreqja, se Hakiu e zuri kufjen përnjëherë.
” Panu Haki? Jestem Anjushka. Proshe pana, pozovite vasheg brata sa ulice,” i tha ajo.
” Ako, ako,” i tha ai që e kishte zënë kufjen me dorë.
Jo përnjëherë, por nja njëzet minuta më vonë, nga thellësia e sallonit erdhi një cingrrimë telefoni. Saliushkoi përngutur dhe e zuri kufjen me dorë.
” Allo, a po ndinë?” e pyeti i vëllai.
“ Po, po, po të dëgjoj,” i tha Saliu. “ Qysh jeni baca Haki? Ti vetë, Nebiu, Vehbiu, Shefkiu?”
“ Krejt mirë, bereqaversën.Shka ka të re?”
“ Ato që ndodhën,” i tha Saliu. “ A i pate lajmet?”
“ Po shkruan gazeta për to,” i tha tjetri.
“ Animirë, se s’ po dua me të marrë kohë,” i tha ky. “ Dua të njoftoj se unë dhe disa shokë që jetojnë në Perendim po matemi ta themelojmë një bankë me emrin “Dardania”. Kjo do na marre pak kohë, deri sa t’ i konsultojmë juristat dhe organet e këtushme, por si ju, ashtu dhe ne s’ guxojmë të rrimë duarkryq. Unë e kam shkruar një njoftim dhe atë njoftim do ta nisi me faks. Që tani mund t’ i njoftoni miqët se të gjithë ata që janë të pakënaqur me fajdet e bankave jugosllave mund t’ i dërgojnë te ne. Ne do të paguajmë dhjetë përqind për çdo markë që donë ta kursejnë te ne. Unë, personalisht, i siguroj se kanë për të dalë të fituar. Për këtë problem flasim më vonë…”
” Ani a të thërras prap në mbrëmje?” e pyeti tjetri.
“ Jo, jo, sonte jam për rrugë,” ia preu Sala. ” Njëherë do të shkoj e do ta korrigjoj tekstin në Suedi dhe sapo të ma dorëzojnë materialin, do të vazhdoj për në Gjermani, Holandë, Belgjikë e Zvicër. Juveqë jeni në Kosovë dhe dajallarëve të Turqisë do t’ ua nis me faks. A u morëm vesh?”
” Peqe, agës. Hajt se ndihemi,” i tha Hakiu. Dhe e përplasi kufjen në vendin e tij.

( vazhdon )

Shkruan: Ramadan Rexhepi