SHPËRNDAJE

Dua Lipa, një këngëtare tanimë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, është nominuar në pesë kategori: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, ndërsa në kategorinë e artistes më të mirë femër është krahas Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.