SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të jetë përkrahësi më i madh i Karim Benzemas
Sulmuesi francez, Karim Benzema po kalon sezonin e tij më të dobët në Real Madrid, por kjo nuk po e shqetëson trajnerin Zinedine Zidane.

Ai thotë se Benzema pavarësisht se nuk po shënon, por bën punë shumë të mirë për bashkëlojtarët e tij.

“I brengosur për Benzeman? Jo, nuk jam i brengosur. Sot ne fituam, por do të doja që të kishte shënuar”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

“Në ndeshjen ndaj Betisit shënoi, ndërsa sot jo. Ai ka bërë shumë gjëra të mira për të gjithë lojtarët”, u shpreh në fund francezi.

Reali mposhti Leganes në udhëtim 3:!, me golat e Vazquez, Casemiro dhe Ramos.