Një përqafim i Jose Mourinhos e bindi talentin e Juventusit të bashkohet me Romën – Telegrafi

0
53

Një telefonatë nga Jose Mourinho me drejtorin sportiv të Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se ishte vendimtare që Roma të siguronte marrëveshjen e  huazimit për mbrojtësin e ri Dean Huijsen deri në fund të sezonit.

Sipas mediave të shumta, Giallorossët kanë arritur një marrëveshje me Bianconerët për një huazimi për 18-vjeçarin për pjesën e mbetur të sezonit 2023-24.

Mourinho është një admirues i Huijsen, ku u pa të fliste personalisht me holandezin e ri për disa sekonda në fund të humbjes 1-0 të Romës në Allianz Stadium në ndeshjen e fundit të vitit 2023.

Huijsen ka vetëm një paraqitje në Serie A, pasi bëri debutimin e tij si zëvendësues në pjesën e dytë në fitoren 1-0 ndaj Milanit në tetor.

Ai ishte gati të bashkohej me Frosinonen në formë huazimi, derisa Roma të hynte në lojë.

Roma do të ketë Huijsen në ekip deri në qershor dhe gjithashtu do të dërgojë 19-vjeçarin Luigi Cherubini në drejtimin tjetër./Telegrafi/