Skiatori thyen këmbën në Brezovicë, transportohet drejt ambulancës – Telegrafi

0
45

Një skiator ka pësuar incident duke e thyer këmbën gjatë skijimit në Brezovicë këtë të premte.

Ai është ndihmuar nga disa skiatorë të tjerë të cilët e kanë transportuar për në ambulancë.

Pamjet e momentit janë publikuar nga faqja “Brezovica.info”.

Ndryshe, Qendra e Skijimit në Brezovicë është një vendpushim malor dhe qendra më e madhe e turizmit dimëror në Kosovë. E vendosur në shpatet e Maleve të Sharrit, është kryesisht një destinacion për skijim dhe snowboarding. /Telegrafi/