SHPËRNDAJE

Osman Dembele në këto momente është larg ekipit. Nuk ka luajtur asnjë minutë kundër Chelsea por as për vikend kundër Eibar.

Gjithnjë e më shumë po flitet se Dembele do të përdoret për shkëmbim me Griezmann edhe pse Barcelona e ka paguar më shumë se sa është klauzola për francezin.

Mirëpo, trajneri Valverde në pyetjen se pse Dembele nuk po merr shansin, përgjigja ka qenë e qartë.

“Kjo nuk është koha për eksperimente, në këto momente rezultati ëshë në plan të parë” ka thënë trajnerii Barcelonës i cili në vend të Paulinhos zëvendësoi Vidalin.

Po flitet se Dembele nuk është i lumtur, mirëpo lojtarët më të vjetër e këshillojnë që ai të ketë durim, ka pasë lëndime dhe se koha po punon për të.

Nëse vjen Griezmann në verë, atherë është e qartë që Dembele nuk do të jetë titullar edhe nëse Valverde e kthen formacionin 4-3-3.
Po spekulohet se do të kërkoj që të huazohet por është vështirë që të ndodh, një lojtar prej 140 milionë euro të shkojë në një klub më të vogël.

Për Barcelonën vijnë relativisht dy ndeshje të lehta, Las Palmas dhe Girona, dhe nëse nuk është prap në ekip, mesazhi është i qartë që deri në fund të sezonit të merr minuta në ndeshje më të rëndësishme.

Valverde nuk do të eksperimtoj shumë edhe në këto ndeshje, para së gjithash Atletico Madrid nuk luan në Ligën e kampionëve, ka 7 pikë më pak dhe asgjë nuk është vendosë. Katalanasit po tentojnë të rrisin sa më shumë pikët ndaj vendit të dytë dhe të dedikohen më shumë për ta fituar Ligën e kampionëve./presheva.com/