Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit

0
40

Zëdhënësi i Be-së, Peter Stano ka deklaruar se së shpejto do fillojë thellimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë për REL ai shprehet: Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.


Top Channel